Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin e gazetares Eni Vasili, Studio e Hapur, në News 24, ka deklaruar se ekspozitat e tij në Gjermani apo në vende të tjera janë marketing për Shqipërinë dhe se akuzat e medias janë mediokre. Ndonëse është shprehur se ka respekt për mediat dhe se pronarët e mediave nuk ankohen nga qeveria. “Jo cdo ekspozitë është komerciale, dhe ekspozita kam bërë edhe kur kam qenë në opozitë, duke i bërë në galeri të mëdha. Ekspozita në muzeun e Akademisë në Stamboll nuk ishte komerciale. Nuk shita piktura dhe këto i bëj në galeritë e specializuara për to. Fitimet do të deklarohen, edhe pse unë nuk i shes vetë pikturat e mia. Është Linda (Rama) që merret me Galeritë. Veprat e artit kontemporan levizin në të gjithë botë, dhe kur nuk janë pjesë e fondit kombëtar, pra, nuk ka asnjë detyrim ndaj shtetit. Nuk është dashur t’i deklaroj pikturat e mia ne dogane sepse nuk janë pjesë e fondit kombëtar. Letrat e mia të piktura, sic i quan doktori janë zhgarravina”.