Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga kantieri i ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar.
Në një postim në “Facebook”, Rama ka ndarë pamje nga ky kantier ku duket se puna vijon.
E konceptuar të jetë edhe si zemra kulturore e Tiranës dhe e gjithë Shqipërisë dhe e dedikuar vetëm për art, projekti i Teatrit të Ri është krijuar nga një prej studiove më të mëdha ndërkombëtare të arkitekturës në botë.
Godina e re ofron një arkitekturë me dizajn modern dhe krijon një hapësirë unike në qytetin e Tiranës, me të gjitha kushtet e nevojshme për realizimin e shfaqjeve teatrore.
Kujtojmë se Teatri Kombëtar u shemb më 17 Maj 2020 për t’i çelur rrugën ndërtimit të një Teatri të ri.