Kryeministri Edi Rama ka mbledhur drejtuesit politikë të qarqeve.
Takimi po zhvillohet në selinë e Partisë Socialiste.
Mbledhja e sotme vjen pasi të dielën u zhvillua Asambleja e PS, ndërkohë që fokusi i takimit pritet të jetë ndarja e detyrave në mënyrë që të rritet numri i anëtarësimeve të reja deri në kongresin e qershorit.
PS ka vendosur prioritet anëtarësimin 50 mijë anëtarësime të reja në organizata deri në Kongresin e Qershorit.
Ndërsa prioriteti i dytë është përfshirja në organizatat socialiste, të përfaqësuesve të të gjitha shtresave të shoqërisë, për të siguruar gjithëpërfshirje.