Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryeministri polic civil: mesazhet e gabuara të një spoti elektoral

2017/06/06 at 8:49 PM
në Aktualitet, Komente, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Kryeministri polic civil: mesazhet e gabuara të një spoti elektoral

Nga Artan Fuga*


Spoti elektoral i ri tregon një drejtues veture që kalon ndërkohë që semafori është në dritë të kuqe! I ve gjobë drejtuesit të automjetit vetë zoti kryeministër, Edi Rama. I cili tregohet i vendosur përkundrejt lutjeve të shoferit në gabim sepse sikurse thotë në spot me ato gjoba ai bën spitale, shkolla, paguan pensione, a të tjera financime publike.

Përkundrejt misionit të spotit për të promovuar kryeministrin, dhe paraqitjen e tij elektorale si edhe për të përballuar ndoshta një opinion që e kritikon se ka qenë fort ndëshkues, apo edhe për të treguar dëshirën pozitive që ndëshkimin ta shndërrojë në krijim, spoti jep mesazhe të tjetërsuara që e dëmtojnë besoj unë edhe imazhin kryeministror, por mbi të gjitha spoti jep mesazhe elektorale që janë të “frikshme” dhe aspak pozitive, që në një farë mënyre dëshmojnë për koncepte estetike dhe marketingu të gabuara të realizuesve të spotit.

Pse:

  1. Ka një konfuzion simbolik në thelbin e spotit të mësipërm. Zoti Edi Rama ka një identiet simbolik të konfuzuar aty: është polici? Eshtë lideri i forcës politike që ka qeverisjen? Apo është një personazh që bart si personazh publik logon e dikujt tjetër? Ta zemë sikurse mban aktori i madh Reshat Arbana logon e Sigalit, por nuk është as vetë Sigali, as drejtuesi i tij !

Pra ngatërrohet në konceptimin krijues personazhi publik Edi Rama dhe kryeministri Edi Rama, që sigurisht si i tillë nuk ka për funksion, dhe as të drjejtë të vendosi gjoba shoferëve të eksituar dhe gjysëm rrota si ai i spotit. Ka shkelur ligjin duke vendosur gjoba për të zbatuar ligjin.

  1. Pikërisht këtu fillon një problem tjetër. Si kryeministër, kushdoqoftë, a ka të drejtë të mbledhi gjoba në rrugë? Se po të ishte kështu, gjoba rrugëve do të na vinte edhe kryetari i bashkisë, edhe ministri i brendshëm, edhe drejtori i policisë, pra të gjithë personat që përbëjnë hierarkinë mbi policin rrugor? Këtë shtet do të ndërtojmë ne? Kështu konceptohet shteti pas 25 qershorit? Ku cdo funksionar administrativ nëpërmjet një aksioni direkt kapërcen të gjitha hierarkitë administrative dhe shkon bën detyrat që ligja ia ngarkon shkallëve më të ulta të punonjësit publik? Kështu “do t’ua vjedhin kompetencat” vartësve pushtetarët tanë në katër vitet e ardhëshme? Këtë do të thotë spoti?
  2. Aq më shumë që kryeministri na paraqitet pa uniformë. Kuptohet që policia duhet të ketë uniformë se pastaj do të na ndodhi si me ata hajdutët që hiqeshin si policë dhe vidhnin ose abuzonin me popullsinë civile. Forcat e rendit duhet të paraqiten dhe të identifikohen përndryshe nëse civilët do të ndodhen para njerëzve anonimë, krijohet kaos dhe frikë. Të paktën krijuesit e spotit ta kishin paraqitur kryeministrin të veshur polic. Shoferi pas e pa se ishte një civil që e kishte ndaluar, në vend t’i thoshte : “E Edo!”, do të duhej të kishte dhënë gaz e të ikte sepse kur të ndalojnë civilë në rrugë dhe hiqen si policë, dije se je në rrezik dhunimi, rrëmbimi, vjedhjeje, a një akti tjetër jo fort të këndshëm.
  3. Argumenti që jep kryeministri duke mos u tutur nga lutjet për të vendosur gjobën është se me ato lekë ai donte të ndërtonte kopshte, shkolla, spitale, etj. Jo nuk është ky funksioni i parë i ndëshkimit të shkeljeve ligjore ose administrative. Aplikimi me rigorozitet i ligjit ka për qëllim të edukojë dhe detyrojë qytetarin t’i nënshtrohet detyrave të tij dhe të respektojë të drejtat e tij dhe të të tjerëve. Zbatimi i ligjit dhe drejtësia ka si qëllim kryesor sigurinë publike dhe garantimin e të drejtave qytetare, aspak nxjerrjen e financimeve qoftë edhe për aktivitete të dobishme të shtetit.

Spoti e ka ngatërruar keq filozofinë dhe ekonominë e ligjit.

Kjo e dyta, nxjerrja e fitimeve nga ndëshkimet, është një derivat krejt anësor dhe pa peshe. Sepse e kundërta do të na çonte drejt një qëllimi pervers të zbatimit të ligjit. Shteti do të uronte të kishte sa më shumë shkelje ligjore për të mbledhur sa më shumë parà. Mos kemi një thirrje : Shkeleni ligjin sa më shumë se ne atë duam që të “qethim” sa më shumë parà? E frikshme nëse është një strategji e pandërgjegjshme për katër vitet e tjera!

  1. E “frikshme” sepse autorët e spotit si duket nuk ja kanë fare haberin nga menaxhimi racional dhe pragmatik i buxhetit publik. Kur personazhi thotë se do marr taksat për të financuar spitale, shkolla, etj., kjo nënkupton se buxheti publik trajtohet në gojën e tij si një thes i madh ku pasi paratë mblidhen shpërndahen me voluntarizëm në degë të ndryshme. Fut dorën në thesin e parave publike dhe shpërrndaje ku mundesh. Unë e kuptoj kalimin e flukseve financiare nga një fushë te tjetra, por nga ana tjetër cdo degë duhet të ketë qëllim të financojë dhe vetëzhvillojë veten e vet. Përndryshe ideja e rendimentin financiar të cdo aktiviteti publik bie në zero. Kështu vepronte ekonmia-shtet, por nuk mund të veprojë ekonomia publike ku agjencitë e saj duhet të udhëhiqen nga vlerat e vetëfinancimit, e rendimentit, e llogarisë, e konkurrencës së moderuar, e iniciativës të elitave menaxheriale publike, etj.

Unë uroj nga zemra që ato koncepte të menaxhimit të buxhetit publik që shohim në spot të jenë të krijuesve të spotit, hajde edhe të ndonjë politikani që nuk merr vesh fare nga ekonomia, dhe të mos jenë edhe ato të kryeministrit tim në katër vitet e ardhëshme, kushdo qoftë ai.

Ja pse mesazhet e spotit janë me impakt negativ.

Ja pse agjencia që ka krijuar spotin i ka marrë lekët kot.

Ja pse ai spot duhet kritikuar dhe mundësisht të hiqet nga qarkullimi sepse ka mesazhe krejt negative që opozita mund t’i përdori për të thënë : ja cilat janë rrënjët e dështimeve tona ekonomike dhe administrative! Pikërsiht ato që lëvdo spoti, duhen kritikuar!

Dhe prandaj them se krijuesit e spotit kanë keqpërdorur edhe z. Edi Rama atje duke e përdorur si aktor!

Vec nëse spotin e mësipërm e ka financuar vetë opozita ose LSI si marketing elektoral negativ ndaj kundërshtarit!

Gjithsesi si rast studimi në lëndët e marketingut mediatik është i përkryer për ta analizuar të paktën gjatë një semestri dhe për t’u mësuar studentëve sesi një agjenci marketingu nuk duhet ta bëjë një spot elektoral!

*Marrë nga profili i Prof. Artan Fugës në Facebook

 

Etiketa: Artan Fuga


Ju sugjerojmë

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Dëshira e Trump për Nobelin: Do t’ia japin dikujt që nuk ka bërë asgjë

30 Shtator, 2025 11:03 pm
5 kulla të shkatërruara nga Izraeli në 72 orët e fundit në Gaza
Bota

Hamasi: Plani i paqes i Trump injoron interesat e popullit palestinez

30 Shtator, 2025 9:52 pm
Më 12 tetor nis zbatimi i rregullave të reja për hyrje në BE
Bota

Më 12 tetor nis zbatimi i rregullave të reja për hyrje në BE

30 Shtator, 2025 8:56 pm
Hegseth drejtuar gjeneralëve të SHBA: Bëhuni gati për luftë, jo për mbrojtje
Bota

Hegseth drejtuar gjeneralëve të SHBA: Bëhuni gati për luftë, jo për mbrojtje

30 Shtator, 2025 8:26 pm
Republika Çeke vendi i parë në BE që kufizon hyrjen e diplomatëve rusë
Bota

Republika Çeke vendi i parë në BE që kufizon hyrjen e diplomatëve rusë

30 Shtator, 2025 7:22 pm
Përballja në kabinetin me sekretarët, a po e frenon Donald Trump manjatin e tekonologjisë?
Bota

Trump-udhëheqësve ushtarakë: Nëse dikush nuk më pëlqen, do ta shkarkoj menjëherë

30 Shtator, 2025 6:56 pm
Mashtroi 128 mijë persona, dënohet kinezja që vodhi 5.7 mld euro në Bitcoin
Bota

Mashtroi 128 mijë persona, dënohet kinezja që vodhi 5.7 mld euro në Bitcoin

30 Shtator, 2025 6:01 pm
Ultimatumi i Trump për Hamasin: Pranoni paqen, ose ju pret fundi i zi
Bota

Ultimatumi i Trump për Hamasin: Pranoni paqen, ose ju pret fundi i zi

30 Shtator, 2025 5:24 pm
Pse Tony Blair do të luajë një rol kyç në rindërtimin e Rripit të Gazës?
Bota

Pse Tony Blair do të luajë një rol kyç në rindërtimin e Rripit të Gazës?

30 Shtator, 2025 4:38 pm
Operacioni i SPAK kundër trafikut të emigrantëve, disa persona të arrestuar
Kronikë

SPAK dërgon në GJKKO kryetaren në detyrë të Bashkisë Tropojë, akuzat

30 Shtator, 2025 4:11 pm
Para
Hetimet/ A ishte agjent i DEA, shqiptari nga Vora i vrarë në Ekuador

Hetimet/ A ishte agjent i DEA, shqiptari nga Vora i vrarë në Ekuador

Si përgatitet qumështori tradicional?

Si përgatitet qumështori tradicional?

Tri këshilla për një marrëdhënie të suksesshme në çift

Studim: Sa duhet ta keni rrogën për t’u dukur tërheqës dhe seksi?
















TE FUNDIT

Dëshira e Trump për Nobelin: Do t’ia japin dikujt që nuk ka bërë asgjë

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
30 Shtator, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, hodhi poshtë kërcënimet bërthamore ruse në një fjalim para qindra gjeneralëve dhe admiralëve. "Kohët e...

Lexo më shumë

Hamasi: Plani i paqes i Trump injoron interesat e popullit palestinez

5 kulla të shkatërruara nga Izraeli në 72 orët e fundit në Gaza
30 Shtator, 2025

Një figurë e lartë e Hamasit i ka thënë BBC-së se grupi ka të ngjarë ta refuzojë planin e paqes...

Lexo më shumë

Më 12 tetor nis zbatimi i rregullave të reja për hyrje në BE

Më 12 tetor nis zbatimi i rregullave të reja për hyrje në BE
30 Shtator, 2025

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës i ka njoftuar qytetarët e vet se nga data 12 tetor do të...

Lexo më shumë

Hegseth drejtuar gjeneralëve të SHBA: Bëhuni gati për luftë, jo për mbrojtje

Hegseth drejtuar gjeneralëve të SHBA: Bëhuni gati për luftë, jo për mbrojtje
30 Shtator, 2025

Sekretari Amerikan i Luftës, Pete Hegseth, kritikoi ashpër gjeneralët dhe nismat e diversitetit që ai tha se çuan në dekada...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com