Kryeministri Edi Rama do te pushoje disa dite ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Burime te besueshme i thane Opinion.al se Edi Rama do te pushoje pak dite ne Majemi te Shteteve te Bashkuara se bashku me familjen e tij. Nuk dihet nese do te jete edhe djali i vogel Zaho dhe femijet e tjere te familjes, por dihet qe ai do te shoqerohet nga bashkeshortja. Po ashtu nuk behet e ditur se kush eshte pritesi i Kryeministrit, megjithese cifti Rama do te jete edhe ne shoqerine e njerezve te tjere.
Majemi eshte nje prej 4 destinacioneve me te rendesishme ne SHBA. Aktualisht atje klima eshte e ngrohte dhe mund te dalesh lirshem ne plazh. Pervec kesaj Majemi eshte nje destinacion shume i rendesishem kulturor. Nuk dihet nese Kryeministri do te hape edhe atje ndonje ekspozite personale.