Pas publikimit të lajmit se vëllai i kryeministri të Kosovës, Mustafa ka kërkuar azil, gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se ka marrë një telefonatë nga shefi i qeverisë, i cili sipas tij e ka fyer për shkak të shkrimit.
Mustafa i ka telefonuar gazetarit Kajtazi në ora 17 e 32 nëpërmjet Viberit.
“Alo, Isa Mustafa jam”, është prezantuar kryeministri. Ti a nuk pate me çka me u marrë a veç me vellain tem a?”, ka thënë Mustafa, raporton Gazetaekspress.
Gazetari i ka thënë se artikulli është publikuar për shkak se bëhet fjalë për migrimin e vëllait të kryeministrit dhe tregon për gjendjen e keqe në sektorin e shëndetësisë.
“Vëllau jem nuk osht në dorën teme, por në dorën e sëmundjes. Ka kancer në fyt more qen bir qeni. Ki me pagu shtrenjtë këtë”, ka thënë Mustafa duke e mbyllur telefonin.