Kryeministri Italian Mateo Renzi ka deklaruar në një intervistë për emisionin “Porta a Porta” të gazetarit Bruno Vespa se do t’i pëlqente që Shqipëria të ishte pjesë anëtare e Bashkimit Europian.
Duke iu referuar zgjerimit të Bashkimiit Europian, Renzi tha se “zgjerimi do të ishte shumë gjë e mirë dhe se Europa si seri vlerash kërkon bashkim, jo përballje burokrtësh.”
“Ndoshta duhej të shiheshin pak më me kujdes detajet e procesit, por sot unë jam pro anëtarësimit të Shqipërisë. Në Balkan do të shtohen vështirësitë nëse nuk ndërhyjmë në kohë”, tha Renzi.
Për Renzin, Europa po kalon momentalisht një krizë identiteti, për të cilën të gjitha vendet anëtare duhet të kontribuojnë për të kundërtën.