Kryeministri italian Giuseppe Conte ka kërkuar sot pasdite një takim me mediat plot 1 vit nga marrja e detyrës si kreu i koalicionit qeverisës 5 Yje- Lidhja.
Conte është shprehur se do të jap dorëheqjen nëse nuk ka bashkëpunim mes dy forcave politike
“Nëse nuk ka bashkëpunim real mes dy forcave politike do të jap dorëheqjen”
Deklarata e tij vjen një javë nga zgjedhjet europiane të 26 majit, rezultati i të cilave ka krijuar në çarje mes forcave të koalicionit.
Fitorja e Lidhjes me mbi 34 % të votave, duke u konfirmuar si forca e parë politike në vend dhe humbja e Lëvizjes 5 Yje e cila u kapërcye dhe nga Partia Demokratike e ish-kryeministrit Renzi, ka çuar në ndryshimin e raportit të mazhorancës brenda qeverisë, e krejt i kundërt me atë të një viti më parë pas zgjedheve politike të marsit të 2018./Opinion.al E.Xh.