Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryeministri britanik Starmer takim urgjent me ministrat dhe zyrtarët e lartë: Protestuesit e dhunshëm do të përballen me forcën e ligjit

2024/08/05 at 4:57 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kryeministri britanik Starmer takim urgjent me ministrat dhe zyrtarët e lartë: Protestuesit e dhunshëm do të përballen me forcën e ligjit

Britania dhe Irlanda Veriore u përfshinë nga protestat e dhunshme gjatë javës së kaluar, pas vrasjes së tre vajzave të reja në një sulm me thikë. Protestat, që janë drejtuar kryesisht kundër imigrantëve myslimanë, u nxitën pas përhapjes së një lajmi të rremë nga aktivistët e krahut të djathtë se autori i sulmit ishte një emigrant mysliman i sapo ardhur në Britani. Kryeministri britanik Keir Starmer mbajti sot një takim urgjent me ministrat dhe zyrtarët e lartë të zbatimit të ligjit, në kuadër të përpjekjeve për t’i dhënë fund dhunës nëpër rrugë dhe sulmeve ndaj hoteleve ku strehohen azilkërkuesit.


Kryeministri britanik tha se qeveria e tij do të përdor “forcën e plotë të ligjit” kundër protesuesve të dhunshëm që prej një javë kanë krijuar kaos në Britani dhe Irlandën Veriore.

“Janë bërë qindra arrestime. Disa janë paraqitur në gjykatë sot. Unë kam kërkuar identifikimin sa më të shpejtë të atyre që janë përfshirë në dhunë, të cilët do të ndjejnë fuqinë e plotë të ligjit. Unë kam qenë absolutisht i qartë se ligji penal zbatohet edhe për atë që publikohet në internet dhe jam i sigurt se kjo është qasja që po zbatohet”, tha Kryeministri Starmer.

Trazirat shpërthyen javën e kaluar pasi tre vajza u vranë në një sulm me thikë në qytetin Southport në Anglinë veriperëndimore. 420 individë janë arrestuar deri më tani.

Grupet kundër imigrantëve dhe kundër myslimanëve përhapën dezinformata në internet se autori i dyshuar i sulmit ishte një islamist radikal i cili sapo kishte mbërritur në Britani.

Sipas policisë i dyshuari ka lindur në Britani dhe sipas njoftimeve të mediave, familja e tij është e krishterë dhe rasti në Southport nuk po trajtohet nga policia si incident terrorist.

“Cilido qoftë motivi, kjo nuk është protestë. Është dhunë e pastër. Ne nuk do të tolerojmë sulmet ndaj xhamive apo komuniteteve tona myslimane. Fuqia e plotë e ligjit do të përdorët ndaj të gjithë atyre që janë identifikuar se kanë marrë pjesë në këto aktivitete”, tha Kryeministri Starmer.

Dyqanet dhe bizneset u vandalizuan dhe plaçkitën, një bibliotekë në Liverpul u dogj dhe disa policë u plagosën, thuhet në deklaratat e policisë. Të dielën, prostestuesit i vunë zjarrin hoteleve të përdorura për të strehuar azilkërkuesit në Anglinë veriore.

Banorët e Londrës gjithashtu i dënuan protestat.

“Dhuna është e neveritshme. Asgjë nuk e arsyeton këtë lloj dhune ndaj njerëzve të pafajshëm. Unë mendoj se protestuesit po besojnë gënjeshtrat në internet”, thotë Carmen Holdsworth Delgado, banore e Londrës.

“Më mërzit shumë që ne jemi kaq jo-tolerantë si komb. Megjithatë nuk mendoj se njerëzit që po i kryejnë këto janë përfaqësues të shoqërisë. Sidoqoftë, kështu i dukemi botës tani dhe kjo është shumë shqetësuese”, thotë Alan Willis.

Banorë të tjerë të Londrës, që thonë se janë ish imigrantë, nuk besojnë se dhuna që po përjeton vendi është pasqyra e vërtetë e Britanisë.

“Nuk kam frikë. Njerëzit e Mbretërisë së Bashkuar janë shumë miqësorë. Unë nuk kam fare frikë”, thotë Ola Akande, banor i Londrës.

“Nuk mendoj se dhuna është e rrënjosur në shoqërinë britanike. Mendoj se është një valë jashtëzakonisht shqetësuese që po përfshin Evropën. Ngritja e ekstremit të djathtë po ndodh në Francë prej nga vjen bashkëshorti im. Kjo po ndodh në Itali. Të gjithë miqtë e mi janë emigrantë. Emigracioni është thelbësor për çdo mjedis për ta ndërtuar atë”, thotë Debra Salvoni.

Hera e fundit që shpërthyen protesta të dhunshme në të gjithë Britaninë ishte në gusht të viti 2011, kur mijëra njerëz dolën në rrugë pasi policia qëlloi për vdekje një 29 vjeçar në Londër, prindërit e të cilit ishin me origjinë nga Afrika dhe vendet e Karaibeve.

Në atë kohë Kryeministri Starmer ishte Drejtor i Prokurorisë Publike./VOA



Ju sugjerojmë

Kapet në Tiranë shqiptari i akuzuar për kultivim kanabisi në Gjakovë
Kronikë

Kapet në Tiranë shqiptari i akuzuar për kultivim kanabisi në Gjakovë

24 Tetor, 2025 9:26 am
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Kronikë

Aksident me vdekje në Krujë

24 Tetor, 2025 9:25 am
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Zelensky: Ukraina ka kapacitet për të goditur 3000 km thellë në territorin rus

24 Tetor, 2025 8:46 am
Kryesore

Si parashikohet moti këtë të premte

24 Tetor, 2025 8:01 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 24 tetor 2025

24 Tetor, 2025 7:59 am
“Shqiptarët nisin kartën e ID në WhatsApp”, si përgjon DPI-ja dhe kush ka akses?
-U tha në Opinion

“Shqiptarët nisin kartën e ID në WhatsApp”, si përgjon DPI-ja dhe kush ka akses?

23 Tetor, 2025 10:28 pm
Deputeti i PD: Pajisja që u mor për bllokimin e Tik-Tok, përgjoi sms dhe telefonatat
-U tha në Opinion

Deputeti i PD: Pajisja që u mor për bllokimin e Tik-Tok, përgjoi sms dhe telefonatat

23 Tetor, 2025 10:07 pm
Hoxha: Ervis Martinajn e kanë vrarë dhe kufomën ia kanë zhdukur, u bë një aleancë…
-U tha në Opinion

Hoxha: Ervis Martinajn e kanë vrarë dhe kufomën ia kanë zhdukur, u bë një aleancë…

23 Tetor, 2025 9:30 pm
Avioni ushtarak rus hyn në hapësirën ajrore të Lituanisë, ngrihen aeroplanët e NATO
Bota

Avioni ushtarak rus hyn në hapësirën ajrore të Lituanisë, ngrihen aeroplanët e NATO

23 Tetor, 2025 8:21 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Putin reagon pas sanksioneve të SHBA: Rusia nuk do t’i nënshtrohet presionit

23 Tetor, 2025 7:30 pm
Para
Rriten temperaturat në vendin tonë, ja cilat do të jenë qarqet më përvëluese të javës

Rriten temperaturat në vendin tonë, ja cilat do të jenë qarqet më përvëluese të javës

Kosovë/ Policia konfirmon mbylljen e nëntë objekteve të Postës së Serbisë në veri

Kosovë/ Policia konfirmon mbylljen e nëntë objekteve të Postës së Serbisë në veri

Klubi i Partizanit largon Orges Shehin, ish-portieri nga sot nuk është më trajneri i “demave”

Klubi i Partizanit largon Orges Shehin, ish-portieri nga sot nuk është më trajneri i “demave”
















TE FUNDIT

Kapet në Tiranë shqiptari i akuzuar për kultivim kanabisi në Gjakovë

Kapet në Tiranë shqiptari i akuzuar për kultivim kanabisi në Gjakovë
24 Tetor, 2025

Një 49-vjeçar shqiptar është arrestuar në Tiranë, si pjesë e operacionit policor të koduar “Operacionalja 69”, pas një bashkëpunimi mes...

Lexo më shumë

Aksident me vdekje në Krujë

U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
24 Tetor, 2025

Një aksident me vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Bubq të Krujës. Policia...

Lexo më shumë

Zelensky: Ukraina ka kapacitet për të goditur 3000 km thellë në territorin rus

Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
24 Tetor, 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se Ukraina ka aftësinë të kryejë sulme deri në 3000 kilometra thellësi brenda territorit...

Lexo më shumë

Si parashikohet moti këtë të premte

24 Tetor, 2025

Ditën e premte vendi parashikohet me vranësira të cilat gradualisht pas orëve të mesditës do të jenë prezente përgjatë relieveve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com