Kryeministri i Britanisë Boris Xhonson është shtruar në spital për t’ju nënshtruar kontrolleve të mëtejshme sipas BBC.
Xhonson konfirmoi se është prekur nga koronavirusi 10 ditë më parë dhe se ka patur simptoma të lehta.
Megjithatë ai ka qëndruar në izolim gjatë kësaj kohe duke punuar nga shtëpia e tij.
Por tashmë bëhet me dije se kryeministri Xhonson është shtruar në spital për të zhvilluar testime të tjera.
Sipas zyrës së kryeministrit kjo gjë ishte e rëndësishme sepse ai “vazhdon të ketë simptoma të koronavirusit”. /Opinion.al