BRUKSEL- Kryeministri belg Charles Michel ka dalë para mediave pas ngjarjeve të rënda që tronditën kryeqytetin e shtetit belg, në zemër të Europës. Ai edhe pse ka bërë thirrje për qetësi, ka thënë se rreziku ende nuk ka kaluar, pasi ka dyshime për sulme të tjera të mundshme. “Po përpiqemi të stabilizojmë situatën dhe tu japim ndihmën e parë të plagosurve”, tha ai. “Eshtë një ditë e zezë për Belgjikën…”, vijoi Charles Michel.