Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi iu ka bërë thirrje qytetarëve të Tiranës që ti bashkohen partisë që ajo drejton për t’i sjellë ndryshimin Shqipërisë.
Kryemadhi ka postuar në faqen e saj zyrtare në “Facebook” disa foto nga takimet që përfaqësueset e LSI kanë bërë në kryeqytet.
Thirrje e Kryemadhit vjen në një kohë kur partitë politike kanë nisur parapërgatitjet për zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen më 25 prillit 2021.
Postimi
Qytetarë të Tiranës! Le të bëhemi bashkë për të sjellë ndryshimin që i duhet vendit tonë.
Bashkohuni me ekipin e LSI.
#ShqipëriaShtëpiaJuaj./ Opinion.al