Monika Kryemadhi bashkë me deputeten, studente, Kejdi Mehmetaj kanë shkuar sot në Ministrinë e Arsimit ku po zhvillojnë një takim me ministren Nikolla si dhe përfaqësues të tjerë të MAS.
Kryemadhi në emër të LSI ka shkuar me propozime konkrete: Kërkohet reduktimi deri në 3 i preferencave për degët, ndërkohë që aktualisht sipas sistemit të ri janë 10 preferenca. Për më tepër LSI kërkon më shumë transparencë në fazën e dytë të garës.
Një tjetër propozim ishte që në kolonat e notave të mos ketë pikë ‘zero’, ndërsa u kërkua gjithashtu të ketë grupe konsultimi për maturantët në të gjithë vendin.