Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka reaguar në lidhje me kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e Arben Ahmetaj.
Përmes një postimi në “Facebook”, Kryemadhi shkruan me ironi se të arrestuarit në lidhje me çështjen e inceneratorëve shkojnë e vijnë, ndërsa pagesat ende nuk ndalojnë.
Ndër të tjera, ajo i bën apel organit të akuzës që të hetojë dhe inceneratorin e Tiranës, si dhe të ndalojë të gjitha pagesat që bëhen për inceneratorët.
“Lajm i fundit: SPAK kërkon arrestimin e Arben Ahmetaj, ish Zv Kryeministër. Të arrestuarit venë e vijnë, ndërsa PAGESAT vetëm venë. Folloë the money….SPAK mos harro të ndalosh edhe pagesat e Bashkisë Tiranë!”, shkruan Kryemadhi./Opinion.al