Opozita vijon të mbështesë artistët të cilët janë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Mbrëmjen e djeshme kreu i PD, Lulzim Basha iu bashkua artistëve gjatë orëve të vona të natës, gjë për të cilën ai u gjobit, pasi sipas autoriteteve kishte shkelur ligjin.
Mbrëmjen e sotme, do të jetë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ajo që do të qëndrojë gjatë gjithë natës tek Teatri Kombëtar. Kryemadhi the se pas lutjes në Katedralen Katolike ka marrë dezhurnin që nga ora 21:00 deri në orën 09:00 për mbrojtjen e teatrit.
“Pas një dite shumë të gjatë prononcimesh takimesh, në orën 09:00 u luta në Katedralen Katolike dhe u afrova te Teatri për të zhvilluar dezhurnin nga ora 21:00-09:00 të mëngjesit. Nuk është përcaktim i opozitës, por Aleanca për mbrojtjen e Teatrin. Ajo që është e rëndësishme, fuqia e opozitës nuk ka të bëjë me një lëvizje qytetare, po me lëvizjet politike, me zgjedhje të lira dhe të ndershme me garantimin e kushtetutës”, tha Kryemadhi./ Opinion.al