Pavarësisht akuzave për shkatërrimin e partisë dhe deklaratave për nepotizëm, Monika Kryemadhi ka bërë transparente votën e saj për president të Partisë së Lirisë.
Ajo ka treguar për mediat fletë e votimit, ku duket se ka shënuar me X emrin e Ilir Metës.
Mesa duket përplasjet e kohëve të fundit brenda partisë, nuk kanë ndikuar tek Kryemadhi e cila ka zgjedhur sërish të votojë bashkëshortin e saj.