Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka folur në lidhje me protestën.
Kryemadhi tha se Rama ka fyer rëndë jo vetëm qytetarët Shqipërisë, por dhe Kosovarët.
“Kryetarja LSI, deklaroi se Ram ta harrojë që do të vazhdojë të tallet me popullin dhe shtori se do të marrë masa për të përjashtuar Ramën nga Kuvendi pas fyerve që ka bërë.
Çdo përpjekje e kryeministra për të delegjitimuar dhe për të kërcënuar protestuesit shkon në kurriz të gjithë shqiptarëve.
Fjala e tij përpara shqiptarëve nuk është fyerje vetëm për veriorët por për gjithë shqiptarët. Ne sot distancohemi dhe dënojmë fjalorin prej një rrugaçi për vëllezërit tanë kosovarë. Në Kuvend ne do të kërkojmë përjashtimin e Ramës për këtë arsye, për sjelljen e kryeministrit për qytetarët. Thirrje prokurorisë të jenë të kujdesshëm dhe të zbatojnë ligjin. Ne po ndjekim situatën dhe opozita e bashkuar është në kontakt me protestuesit,” tha Kryemadhi.