Monika Kryemadhi ka qenë mbrëmjen e sotme e ftuar për një intervistë në emisionin ‘Opinion’ në TV Klan.
Deputetja e Partisë së Lirisë bëri një kthim pas në kohë, ku kujtoi ditën e arrestimit të ish-Persidentit, Ilir Meta.
Kryemadhi u shpreh se fillimisht lajmin e mori vesh nga telefonata e një kushëriri të Metës, i cili e telefonoi për ta pyetur nëse kishte ishte në dieni të lajmit që po qarkullonte në mediat online.
Kryemadhi kujton edhe pamjet e arrestimit të Ilir Metës, të cilat i cilëson “shokuese”, ndërsa personat që bën përgjegjës për mënyrën e arrestimit.
Pjesë nga biseda:
Blendi Fevziu: Si e more vesh arrestimin e Metës?
Monika Kryemadhi: Për hir të së vërtetës, ma çon një kushëri i Ilir Metës, është e vërtetë apo jo?
Blendi Fevziu: Të çoi videon apo të pyeti?
Monika Kryemadhi: Më çoi një njoftim. Sigurisht që dola dhe shkova për të parë diku në një ambient ku unë rri bashkë me fëmijët që punojmë bashkë, pamë. Ndërkohë që thoshin është edhe për ty, ndërkohë që mua s’më kishte ardhur asnjë lajm, asgjë.
Blendi Fevziu: Të çuan lajm që je dhe ti, po?
Monika Kryemadhi: Pas nja dy orësh, më morën në telefon nga OPGJ, ndërkohë doli dhe videoja e rrëmbimit të tij. Për mua sigurisht që ishte shokuese, por më shokuese është personat që e kanë bërë atë.
Blendi Fevziu: Kush janë personat që e kanë bërë?
Monika Kryemadhi: Për mua është Neritan nallbati.
Blendi Fevziu: Sepse SPAK-u publikisht doli dhe tha që ne nuk kemi marrë pjesë në…
Monika Kryemadhi: Po, dhe vendimi i gjykatës është që arrestimin e Ilir Metës duhet ta kryejë Byroja e Hetimit. Byroja e Hetimit pastaj ia ka deleguar Policisë së Shtetit që ne në vendimin e gjykatës nuk shikojmë një gjë të tillë. Edhe vetë në seancë, vetë prokurorët thanë që nuk e kemi bërë ne këtë proces, por për mua Neritan Nallbati, me urdhër të Gys Agasit, të famshmit…
Blendi Fevziu: Kujt?
Monika Kryemadhi: Po, po, Gys Agasi është personi që ka urdhëruar mënyrën e arrestimit të Ilir Metës.