Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryemadhi: Jam e lumtur që nuk jam në koalicion me PS-në

2017/11/21 at 6:34 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Deklarata bombë e Kryemadhit/ Rama rrezik kombëtar, prandaj i mbyll gojën opozitës

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, pasditen e sotme, ka deklaruar se është e lumtur që nuk është pjesë e koalicionit me Partinë Socialiste.


E pyetur nga Syri.net në lidhje me skandalet e qeverisë dhe nëse opozita është kapur e papërgatitur?

Kryemadhi theksoi se LSI nuk është papërgatitur për këtë gjë, duke pasur parasysh që kjo ka qenë edhe një nga arsyet që LSI ka refuzuar koalicionin që herë pas herë, z.Rama i bënte asaj përpara zgjedhjeve të 25 qershorit.

Alen Xhelili: Edhe përpara zgjedhjeve?

Kryemadhi: Sigurisht. Po të mbani mend, edhe qëndrimi që mbante LSI për të detyruar Partinë Socialiste që të mos hynte në zgjedhje pa opozitën. Ka qenë dhe kjo le të themi një refuzim, duke pasur parasysh që ofertat e PS për koalicion bashkë me PS-në kanë qenë që në periudhën nëntor-dhjetor të vitit të kaluar.

Alen Xhelili: Nuk jeni bërë pishman që e keni refuzuar koalicionin me PS-në?

Kryemadhi: Unë personalisht jo, madje jam e lumtur, sepse kjo i jep dinjitet dhe integritet Lëvizjes Socialiste për Integrim, sepse sot, mos u çudit, për shkak të një koalicioni dhe një fjale të dhënë, LSI mund të ishte edhe në llogore duke mbrojtur Edi Ramën, i cili është shkaktari i gjithë kësaj situate të mbrapsht që është krijuar në Shqipëri. Ajo çka dua të them, nuk është problemi këtu për të ruajtur apo për të mbrojtur figurën e LSI-së. Problemi është që qoftë LSI, qoftë PD, qoftë të gjitha forcat e tjera opozitare të cilat janë pjesë e Frontit kundër Krimit të Organizuar në Shqipëri, kundër qeverisë së NarkoShtetit, mendoj që është mision kombëtar për të përmbysur këtë realitet të dhimbshëm, të cilët shqiptarët me këtë qeveri tashmë u ka ngelur të kenë mik tersin dhe varfërinë, dhe të kenë armik zhvillimin, prosperitetin dhe begatinë. Është domosdoshmëri largimi i së keqes nga ky vend. Është shumë e domosdoshme, duke patur parasysh që ne sot nuk u ofrojmë asgjë shqiptarëve.

Alen Xhelili: Si largohet kjo e keqe? Unë ju pyeta pak më herët në lidhje me reagimin disi të vakët të opozitës, dhe ju thatë që ne si LSI jemi gati. Nënkuptoni që pjesa tjetër e opozitës, që është partia kryesore, PD nuk është gati?

Kryemadhi: Ne jemi rakorduar me Partinë Demokratike përsa i përket veprimtarisë sonë opozitare, në parlament, përgatitjes së amendamenteve ligjore, përgatitjes së projektligjeve të ndryshme, diskutimeve, sjelljeve tona në parlament.

 

Etiketa: koalicion me PSkryemadhiskandalet


Ju sugjerojmë

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Atentati me dy viktima në Shkodër, reagon Policia

8 Shtator, 2025 10:23 am
Atentati në Shkodër/ Dy persona humbin jetën, arrestohet autori
Kronikë

Atentati në Shkodër/ Dy persona humbin jetën, arrestohet autori

8 Shtator, 2025 10:00 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Atentat në Shkodër/ Vritet një person, disa të plagosur

8 Shtator, 2025 8:59 am
Programi Kombëtar i Praktikave të Punës/ Rama:Mundësi konkrete për të rinjtë
Aktualitet

Nisja e vitit të ri shkollor, Rama: Suksese nxënësve

8 Shtator, 2025 7:57 am
Viti i ri shkollor nis më 8 shtator
Aktualitet

Nis viti i ri shkollor në të gjithë vendin

8 Shtator, 2025 7:55 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, 8 shtator 2025

8 Shtator, 2025 7:53 am
Auto-Skicë
Aktualitet

Pensionistët i rikthehen punës, INSTAT: U angazhuan 120 mijë në 2024

7 Shtator, 2025 8:47 pm
Mësuesit pro mbylljes së “Tik-Tok”
Aktualitet

Viti i ri shkollor/ Dhjetëra klasa të para në Korçë nuk patën asnjë regjistrim

7 Shtator, 2025 6:50 pm
“Hëna e përgjakur”/ Sot eklipsi hënor do jetë i dukshëm edhe në Shqipëri
Aktualitet

“Hëna e përgjakur”/ Sot eklipsi hënor do jetë i dukshëm edhe në Shqipëri

7 Shtator, 2025 3:43 pm
Ndërtuan pa leje në zona të mbrojtura të Tropojës, nën hetim 5 persona, 2 në kërkim
Aktualitet

Ndërtuan pa leje në zona të mbrojtura të Tropojës, nën hetim 5 persona, 2 në kërkim

7 Shtator, 2025 3:15 pm
Para
Deklarata bombë e Kryemadhit/ Rama rrezik kombëtar, prandaj i mbyll gojën opozitës

A e shiti LSI Manjanin? Ja si përgjigjet Kryemadhi

Habiten fansat, Robbie Williams rishfaqet sërish nudo

Habiten fansat, Robbie Williams rishfaqet sërish nudo

Neymari thyen heshtjen: “Dy ëndrrat e mia të mëdha në futboll”

Neymari thyen heshtjen: "Dy ëndrrat e mia të mëdha në futboll"
















TE FUNDIT

Atentati me dy viktima në Shkodër, reagon Policia

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
8 Shtator, 2025

Rreth orës 08:50, në lagjen “Qemal Stafa”, në ambientet e jashtme të një lokali, dyshohet se shtetasi R. G. ka...

Lexo më shumë

OBSH ngre alarmin: Mbi një miliardë njerëz në botë me sëmundje psikike

OBSH ngre alarmin: Mbi një miliardë njerëz në botë me sëmundje psikike
8 Shtator, 2025

Një në tetë vetë vuan nga çrregullime psikike, pavarësisht nga mosha, prejardhja ose seksi. Pasojat personale dhe shoqërore janë dramatike....

Lexo më shumë

Atentati në Shkodër/ Dy persona humbin jetën, arrestohet autori

Atentati në Shkodër/ Dy persona humbin jetën, arrestohet autori
8 Shtator, 2025

Ka shkuar në dy numri personave që kanë humbur jetën në një atentat të ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër....

Lexo më shumë

Atentat në Shkodër/ Vritet një person, disa të plagosur

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
8 Shtator, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër. Një person ka humbur jetën pasi është qëlluar me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com