Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryemadhi: Ja si zgjidhen problemet e studentëve. Të amendohet buxheti

2018/12/12 at 9:02 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 5 min
A A
Kryemadhi: Do të ketë fakte me zë dhe figurë se si tjetërsohet vota

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi mëngjesin e sotëm ka dhënë në mënyrë shterruese propozimet e LSI-së për të zgjidhur problemet e studenteve që protestojnë. Ajo tha se duhet të amendohet buxheti i shtetit per vitin 2019 dhe ligji i arsimit të lartë.


Deklarata e plotë

Sot, duke qenë prezentë të një situate të jashtëzakonshme, drithëruese por edhe frymëzuese, në të gjithë atë angazhim dhe përgjegjësi shoqërore, të mijëra studentëve shqiptarë, është obligim, detyrim në maksimum i klasës politike për ti dhënë zgjidhje dhe për të marrë përsipër të gjitha kërkesat e studentëve. Të atyre qindra dhe mijëra fëmijëve të shqiptarëve që mbi supet e tyre rrënon mjerimi dhe i përkul përpara arrogancës së qeverisë shqiptare. Situata në vend me problemet e studentëve është kritike.

Mijëra studentë në të gjitha qytetet universitare po përballen sot me mjerimin, diskriminimin dhe arrogancën e qeverisë shqiptare. Zgjidhja e problemeve është sot emergjenca kryesore. Mesazhi që na vjen nga studentët është vetëm një: Zgjidhje të problemeve të tyre, plotësimin e tetë kërkesave të tyre. Të atyre kërkesave të cilat janë minimale përpara kushteve shtazarake që ata sot mësojnë dhe përballen dhe të instaluara dhe të përmbledhura në 28 vite të tranzicionit.

Koha e premtimeve mashtruese ka mbaruar tashmë. Tetë pikat e kërkuara nga studentët, duan zgjidhje konkrete dhe të vërtetë. Çdo deklaratë dhe premtim i qeverisë, do të thotë dhe 30 vjet të tjera të humbura në jetën e rinisë shqiptare.

Prandaj që detyrimi ndaj studentëve të jetë një detyrim pa kthim, për të gjitha qeveritë dhe mazhorancat që janë dhe që do të vijnë, deputetët e LSI-së, do të depozitojnë tani amendamentet me ligjet përkatëse, që iu japin përgjigje të tetë pikave të studentëve.

Konkretisht çfarë propozojmë: Amendament në ligjin e buxhetit për vitin 2019. Të bëhen këto shtesa dhe ndryshime.

Në tabelën 1 që i bashkëlidhet nenit 10 të ndryshohet totali i shpenzimeve buxhetore, për zërat e arsimit universitar dhe fonde për shkencën si më poshtë. Totali i shpenzimeve buxhetore për arsimin universitar, të bëhet nga 7 miliardë e 500 milionë lekë në 14 miliardë e 909 milionë e 916 mijë lekë shqiptare. Pra do të thotë vetëm 1% e PBB.

Ku mund të jenë këto para, shumë e thjeshtë. Sot buxheti që ka miratuar qeveria shqiptare, për vitin 2019, 46% e PBB, e kalon për të paguar koncensionarët e saj. Studentët kërkojnë, vetëm 1%. Le t’ia lërë Edi Rama 45% të PBB, koncesioneve të tij dhe vetëm 1% të tyre, t’ua japë studentëve.

Totali i shpenzimeve buxhetore për fondet e shkencës, të bëhet nga 620 milionë lekë të reja në 1 miliardë e 240 milionë lekë të reja. Dhe këto i gjen shumë kollaj.

Si dhe neni 2 që në nenin 15 të shtohet neni 16 me përmbajtje: Të krijohet fondi i emergjencës në arsim me vlerë 5 miliardë lekë nga Ministria e Financave dhe ekonomisë. Të cilat do të përdoren për përmirësimin e infrastrukturës, të shoqërive, të trajtimit të studentëve në Tiranë dhe në rrethe dhe infrastrukturës universitare në përgjithësi. Ku do ti gjejë paratë? Me anullimin e tenderit të Unazës së Re dhe me kthimin mbrapsht të parave të një tenderi të dhënë një kompanie fiktive off-shore të Edi Ramës në SHBA. 30 miliardë eurot janë 5 miliardë lekë, të cilat këto para që ai ua vodhi shqiptarëve në një muaj, ti hedhë automatikisht menjëherë në rikonstruksionin e godinave dhe konvikteve të studentëve. Që vajzat shqiptare të mos përdorin 300 vajza 4 banjo, por të jetojnë dhe ato në kushte normale dhe më minimalet jetësore dhe higjenike që ju takon. Pra ky amendament për buxhetin e shtetit, plotëson pikën 1, 4 , 5, 6, 7 dhe pikën 8 të studentëve.

Pra, për të marrë vetëm 1 përqind nga 46% që ia jep koncesionarëve të vetë, pra Vilma Nushit, gjithë firmave të ndërtimit, gjithë firmave koncesionare të Arsimit, e të tëra e të tëra, para të cilat janë të futura në xhepin e Edi Ramës dhe 5 klientëve të tij, nga 1 përqind vetëm këtë zgjidh hallet e problemet e të gjithë atyre qindra dhe mijëra studentëve që sot janë në rrugët e Tiranës, në ditën e 8 të protestës së tyre.

Amendamenti për të zgjidhur pika të tjera. Propozohet amendamenti për ligjin e arsimit të lartë dhe konkretisht, i cili siguron rritjen në masë 50% të përfaqësimit dhe peshës së votës së studentëve dhe pjesëmarrjen e tyre në bordet e administrimit, e cila zgjidhet në mënyrë shteruese në këtë amendament për ligjin e arsimit të lartë, pika 2 dhe pika 3. Pra, konkretisht sot ne i propozojmë Kuvendit të Shqipërisë dy amendamente, të cilat përfundimisht zgjidhin 8 kërkesat minimale dhe kostoja për 8 kërkesat minimale për Edi Ramën është inekzistente. Çdo arrogancë e tij është e vetmja zgjidhje që ai kërkon të shtypë këta të rinj, por këto mendime që ne sot do i paraqesim në Parlamentin shqiptar janë e vetmja mundësi për të zgjidhur kushtet minimale dhe kërkesat minimale që studentët shqiptarë kanë prej 8 ditësh që i kërkojnë para Ministrisë së Arsimit.

Në, me paraqitjen e këtyre amendamenteve i bëjmë thirrje Edi Ramës dhe mazhorancës, të gjithë atyre deputetëve, deputetë të rinj dhe të reja, profesorëve dhe doktorëve të çdo partie politike, t`i kalojë menjëherë në urgjencë, në seancën e nesërme sepse kjo është e vetmja mënyrë për të shlyer mëkatin tonë të politikës që i kemi lënë në 27 vite këta studentë në këto kushte të mjeruara dhe për t`i dhënë një zgjidhje emergjente, të menjëhershme për të dalë nga ky ngërç, për të dalë nga kjo situatë e tmerrshme e studentëve shqiptarë, në mënyrë të tillë që të hapet rruga për hartimin e një strategjie kombëtare dhe afatgjatë, jo në letra, jo në duart e interesave që duan të kapin dhe të shkatërrojnë arsimin publik shqiptar, por për ta zgjidhur njëherë e përgjithmonë e për t`i krijuar të rinjve shqiptarë mundësinë jo vetëm për tu shkollar në Shqipëri, por për të ndërtuar dhe garantuar jetën e tyre dhe të familjeve të tyre.

I bëj thirrje Edi Ramës të miratojmë urgjentisht me 140 vota në Parlament këto dy amendamente, të cilat shterojnë përfundimisht kërkesat minimale të studentëve. Sepse kjo është e vetmja mënyrë për t`i rikthyer studentët në bankat e shkollës. Çdo përqasje e tij për të manipuluar dhe për të blerë, çdo përqasje e tij për të korruptuar dhe për t`i vënë çmim çdo studenti apo pedagogu, çdo politikani apo çdo ndërkombëtari, i bëj thirrje të mbarojë sepse koha e tij ka mbaruar. Propaganda e tij 20-vjeçare mbaroi. Tallja që i bëjnë të rinjtë sot Edi Ramës në rrjete sociale është më e tmerrshme se tërheqja zvarrë e bustit të Enver Hoxhës në vitin ’90 nga studentët. Prandaj, ulu, miratoji kërkesat e studentëve sepse sot më shumë se kurrë shqiptarët janë me studentët pa dallim bindjesh partish politike sepse të gjithë kanë fëmijët e tyre student. Nuk ka demokratik e socialist, nuk ka LSI-ist, komunist e ballist që nuk është sot me studentët dhe që nuk do të jetë sot dhe nesër në rrugë me studentët për të realizuar kërkesat minimale.
Do t`ju kujtoja zotit Rama lotët e asaj studenteje që tha: Për të blerë një fletë formati për detyrat i duhen 4 orë djersitjeje të nënës së saj në sera që ta paguajë atë. Kjo është jeta e shqiptarëve, kjo është situata.

Protesta e studentëve në shesh nuk është protestë studentore, është protestë kombëtare sepse tregon varfërinë, tregon mjerimin, tregon çdo grabitje që Edi Rama i ka bërë xhepave të shqiptarëve në tërë këto vite. Tregon fundin ku shqiptarët kanë prekur tashmë, nuk kanë më zgjidhje tjetër. Sot, do të bashkohen të gjithë shqiptarët me fëmijët e tyre.

Etiketa: kryemadhi


Ju sugjerojmë

Mbledhja mes qeverive Shqipëri-Itali, Rama pritet me ceremoni nga Meloni
Kryesore

Mbledhja mes qeverive Shqipëri-Itali, Rama pritet me ceremoni nga Meloni

13 Nëntor, 2025 1:12 pm
“21 Janari”, Berisha: Shkoj në SPAK, por kam vetëm një kusht…
Kryesore

“21 Janari”, Berisha: Shkoj në SPAK, por kam vetëm një kusht…

13 Nëntor, 2025 1:09 pm
SPAK merr nën hetim për tre vepra penale ish-drejtorin e burgjeve
Kronikë

SPAK merr nën hetim për tre vepra penale ish-drejtorin e burgjeve

13 Nëntor, 2025 12:36 pm
Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
Kryesore

Deputetet e opozitës kërkesë Begaj: Mos dekreto ligjin për barazinë gjinore

13 Nëntor, 2025 12:34 pm
Gjykata Kushtetuese cakton datën e seancës për padinë e Sali Berishës
Aktualitet

“Kushtetuesja” cakton datën për ankimimin e Sali Berishës

13 Nëntor, 2025 12:21 pm
Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili paraqitet në SPAK
Kronikë

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili paraqitet në SPAK

13 Nëntor, 2025 10:21 am
Vodhi 12 milionë lekë në një banesë në Tiranë, pranga 37-vjeçarit
Kronikë

Vodhi 12 milionë lekë në një banesë në Tiranë, pranga 37-vjeçarit

13 Nëntor, 2025 9:37 am
Morën peng biznesmenin për 5 mijë euro, arrestohen dy vajza
Kronikë

Morën peng biznesmenin për 5 mijë euro, arrestohen dy vajza

13 Nëntor, 2025 8:59 am
Mbledhja e qeverive Shqipëri-Itali, Rama: Do nënshkruhen 16 marrëveshje bashkëpunimi
Kryesore

Mbledhja e qeverive Shqipëri-Itali, Rama: Do nënshkruhen 16 marrëveshje bashkëpunimi

13 Nëntor, 2025 8:52 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit, 13 nëntor 2025

13 Nëntor, 2025 8:50 am
Para
Protesta në Shkodër, Lezhë, Tiranë, Kavajë, Rama bën ironi: Si francezë

Kryemadhi propozoi zgjidhje, Rama ironizon 'Doktoresha e Shkencave'

Nis protesta në Gjirokastër e Korçë, studentët: Qytetarët të na bashkohen

Nis protesta në Gjirokastër e Korçë, studentët: Qytetarët të na bashkohen

Emra-Foto/ Nga FRESSH-i te Rama, ja kush ishin studentët përballë tij

Emra-Foto/ Nga FRESSH-i te Rama, ja kush ishin studentët përballë tij
















TE FUNDIT

Mbledhja mes qeverive Shqipëri-Itali, Rama pritet me ceremoni nga Meloni

Mbledhja mes qeverive Shqipëri-Itali, Rama pritet me ceremoni nga Meloni
13 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama është pritur me një ceremoni zyrtare nga homologia italiane, Giorgia Meloni në Vilën Doria Pamphili në Romë, në kuadër të mbledhjes së...

Lexo më shumë

“21 Janari”, Berisha: Shkoj në SPAK, por kam vetëm një kusht…

“21 Janari”, Berisha: Shkoj në SPAK, por kam vetëm një kusht…
13 Nëntor, 2025

Kryeyari i PD, Sali Berisha deklaroi se do të paraqitet nesër në SPAK, si person në dijeni për dosjen e...

Lexo më shumë

SPAK merr nën hetim për tre vepra penale ish-drejtorin e burgjeve

SPAK merr nën hetim për tre vepra penale ish-drejtorin e burgjeve
13 Nëntor, 2025

Agim Ismaili, ish-drejtori i burgjeve është marrë nën hetim nga SPAK. Ish-kreu i burgjeve u thirr për herë të dytë...

Lexo më shumë

Deputetet e opozitës kërkesë Begaj: Mos dekreto ligjin për barazinë gjinore

Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
13 Nëntor, 2025

Deputetet e opozitës i janë drejtuar me një kërkesë zyrtare Presidentit të Republikës, që të kthejë për rishqyrtim në Kuvend...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com