Kryetarja e LSI, reagoi sërish sot për sulmet që Kryeministri po u bën mediave qoftë dhe vetëm për të terhequr vemendjen nga çështja Tahiri. Ajo shprehet se këto janë shenja të frikës pasi Rama ka ardhur në pushtet nga votat e krimit.
Statusi në facebook i Kryemadhit
Edi Rama, i frikësuari më i madh në Shqipëri më kot përpiqet të intimidojë me mënyren e tij të komunikimit prokurorinë apo median. Sharjet dhe fyerjet e tij për gazetarët edhe në qofshin përpjekje për të tërhequr vëmendjen nga seanca e turpit që u zhvillua dje prapë janë shenjë e qartë e frikës së tij dhe banditëve me të cilët ndan pushtetin.
Votat e krimit që blenë dje dhe përfshirjen e ish-ministrit në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike, nuk do të mundin kurrësesi të mposhtin vullnetin e një populli që po qeveriset nga mafia dhe rrezikon të shndërrohet në diktaturën e kanabisit.