Në intervistën e saj, Monika Kryemadhi u pyet edhe për marrëdhëniet me Edi Ramën dhe mendimin e saj për të. Kryemadhi u shpreh se kryeministri Edi Rama nuk është i besueshëm. Ajo i referohet edhe marrëveshjes së 17 majit ku Rama dhe Basha u takuan me dyer të mbyllura. Sipas Kryemadhit, nuk mund ti besohet dikujt që reazilon marrëveshje jo transparente. “Nuk i besoj Ramës për shkak të mos-trasparencës së marrëveshjes”-shprehet ajo.
E pyetur nëse do bënte koalicion me Ramën në të ardhmen ajo u shpreh se nuk beson te koalicionet parazgjedhore, dhe se ato nuk duhet të bëhet për shkak të pushtetit por për të mirën e vendit.