Kryebashkiaku i ri i Londrës, Sadiq Khan, e ka quajtur ‘injorant’ kandidatin për president të SHBA-ve Donald Trump, në lidhje me deklaratat e këtij të fundit për muslimanët.
“Kjo gjë nuk ka lidhje me mua, por me miqtë e mij myslimanë, familjen time dhe kushdo që ka një të shkuar si e imja. Donal Trump ka një pikëpamje injorante ndaj Islamit, dhe pikëpamjet e tij mund të bëjnë Amerikën dhe Britaninë e Madhe një vend më të pasigurt”, tha Khan.
Sadiq e ka refuzuar ofertën e Trump që si kryetari i ri i Londrës të bëjë një “përjashtim” duke ndaluar muslimanët të udhëtojnë në SHBA, raporton panorama.
Ai madje paralajmëroi gjithashtu se pikëpamjet “injorante” të Trump mbi Islamin “mund të bëjnë të dyja vendet tona më pak të sigurtë”.
Trump tha se ishte “i kënaqur” që zoti Khan do të jetë udhëheqës në Londër.
Ndërsa Khan tha për BBC se mbështet Hillary Clinton në garën e saj për Shtëpinë e Bardhë.