Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryebashkiakët dëshmojnë në Kongres, mbrojnë politikat e strehimit të imigrantëve

2025/03/06 at 5:21 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kryebashkiakët dëshmojnë në Kongres, mbrojnë politikat e strehimit të imigrantëve

Duke folur para një Komisionit të Kongresit të mërkurën, kryebashkiaku i Çikagos, Brandon Johnson mbrojti statusin e qytetit të tij si një “qytet që strehon imigrantët”, që rregullon bashkëpunimin e policisë lokale me autoritetet federale të imigracionit. Në seancën dëgjimore në Kongres u paraqitën edhe kryebashkiakë të qyteteve të tjera.

Kryebashkiakët e Çikagos, Denverit, Nju Jorkut dhe Bostonit iu përgjigjën pyetjeve në lidhje me politikat e tyre si “qytete që strehojnë imigrantët” në një seancë dëgjimore në Uashington të mërkurën, të drejtuar nga ligjvënësi i Kentakit, James Comer.

“Ligji federal kërkon dorëzimin e imigrantëve të paligjshëm me të kaluar kriminale tek autoritet e imigracionit dhe ne kemi dëgjuar raporte se disa prej jush kanë thënë publikisht se do ta pengojnë këtë. Kjo është kundër ligjit dhe ne do të dëgjojmë më shumë për këtë sot”, tha ai.

Në fjalën e tij hapëse përpara Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Mbikëqyrjen dhe Reformën Qeveritare, kryebashkiaku demokrat i Çikagos, Brandon Johnson, mbrojti politikat e qytetit të tij.

“Rregulli që e përcakton Çikagon si “Një Qytet Mikëpritës”, ligjet dhe politikat tona nuk çojnë në rritje të krimit, ato nuk parandalojnë bashkëpunimin me organet e zbatimit të ligjeve federale për çështjet penale dhe ne nuk strehojmë kriminelë, ne i arrestojmë ata”, tha ai.

Këshilli i Qytetit të Çikagos, gjatë mandatit të kryebashkiakut demokrat Rahm Emanuel, miratoi ligjin “Qyteti Mikëpritës”. Ligji mes tjerash kufizon aftësinë e agjentëve federalë të Imigracionit dhe Doganave për të marrë në pyetje të ndaluarit apo për të përdorur objektet e qytetit për hetime.

Me mbështetje dypartiake, shteti i Ilinoit miratoi një ligj të ngjashëm në vitin 2017.

“Këto qytete janë strehë për kriminelët.”

Tom Homan është zyrtari i Shtëpisë së Bardhë që mbikëqyr përpjekjet e qeverisë federale për zbatimin e ligjeve të imigracionit.

“Dua që policia lokale të bëjë atë që mundet për të ndihmuar në arrestimet dhe eliminimin e kërcënimeve ndaj sigurisë në komunitetet e tyre”, thotë ai.

Në shkurt, Departamenti i Drejtësisë paditi qytetin e Çikagos dhe shtetin e Ilinoit, të udhëhequr nga Guvernatori demokrat J.B. Pritzker, për politikat e tyre të strehimit të imigrantëve.

Zoti Homan thotë se ai mirëpret përpjekjet për të bllokuar ligjet dhe rregullat që vështirësojnë përpjekjet e autoriteteve federale për të ndaluar imigrantët pa dokumente, duke përfshirë ata që kryejnë krime të dhunshme.

“Ne do të kërkojmë llogari nga qytetet që strehojnë imigrantët dhe do të ngrejmë padi ndaj tyre”, tha ai.

“Shprehja “qytet strehë” nënkupton se autoritetet lokale nuk do të ndërmarrin hapa për të ndihmuar autoritetet e imigracionit, por kjo nuk thotë se ata do të pengojnë përpjekjet e autoriteteve të imigracionit.”

Jacqueline Stevens është drejtore e Klinikës Kërkimore të Dëbimeve në Universitetin Northwestern.

“Nuk ka asgjë në ligjin federal që detyron në mënyrë pozitive që policia shtetërore, apo bashkitë të zbatojnë politikat e autoriteteve të imigracionit për dëbimin e imigrantëve. Administrata e guvernatorit Pritzker dhe zyrtarë të tjerë të zbatimit të ligjit kanë thënë se do të respektojnë ligjet.”

Zonja Stevens thotë se përpjekjet e mëparshme për të sfiduar ligjshmërinë e politikave të qytetit për strehimin e imigrantëve kanë dështuar.

“Departamenti i Drejtësisë në vitin 2019 humbi një padi të tillë në Kaliforni dhe Gjykata e Lartë nuk pranoi ta shqyrtonte vendimin e një gjykate më të ulët, kështu që ai rast duket se mbetet një precedent për këtë çështje.”

Disa anëtarë të Këshillit Bashkiak të Çikagos u përpoqën të ndryshonin ligjin e qytetit për strehimin e imigrantëve në vitin 2023 pasi një valë emigrantësh mbingarkoi shërbimet publike të Çikagos. Por këshilli votoi kundër ndryshimit në janar./VOA

Ju sugjerojmë

Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht
Aktualitet

Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht

8 Qershor, 2025 2:10 pm
Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit
Kryesore

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit

8 Qershor, 2025 1:51 pm
Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë
Kryesore

Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë

8 Qershor, 2025 1:47 pm
Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…
Kryesore

Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…

8 Qershor, 2025 1:30 pm
Tre të arrestuar e 12 nën hetim pas ndeshjes Shqipëri-Serbi
Aktualitet

Tre të arrestuar e 12 nën hetim pas ndeshjes Shqipëri-Serbi

8 Qershor, 2025 1:22 pm
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Aktualitet

Ra nga tarraca e pallatit ku jetonte tezja e tij, ndërron jetë në spital 14-vjeçari

8 Qershor, 2025 1:16 pm
Himarë/ Mbeti i bllokuar në plazhin e Akuariumit, ndihmohet shtetasi amerikan
Aktualitet

Himarë/ Mbeti i bllokuar në plazhin e Akuariumit, ndihmohet shtetasi amerikan

8 Qershor, 2025 12:58 pm
Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA
Bota

Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA

8 Qershor, 2025 12:44 pm
Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët
Bota

Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët

8 Qershor, 2025 12:34 pm
Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë
Aktualitet

Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë

8 Qershor, 2025 12:15 pm
Para
“Gabim që na kanë nënvlerësuar”, Putin: Rusia nuk do të heqë dorë nga ajo që i takon

"Gabim që na kanë nënvlerësuar", Putin: Rusia nuk do të heqë dorë nga ajo që i takon

BE, takim urgjent për sigurinë evropiane dhe Ukrainën

BE, takim urgjent për sigurinë evropiane dhe Ukrainën

Rama: Në BE, Shqipëria bëhet si Pogradeci, Kroacia bëhet si Korça

Rama: Në BE, Shqipëria bëhet si Pogradeci, Kroacia bëhet si Korça

TE FUNDIT

Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht

Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht
8 Qershor, 2025

Policia e Korçës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur në fshatin Goskovë më datë 04.12.2023. Si rezultat i veprimeve hetimore të...

Lexo më shumë

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit
8 Qershor, 2025

Komisioni Evropian ka dhënë dritën jeshile për hapjen e dy grupkapitujve të fundit të negociatave, atij për agjendën e gjelbër,...

Lexo më shumë

Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë

Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë
8 Qershor, 2025

Është rikthyer në fushë Kombëtarja shqiptare dhe ka nisur menjëherë përgatitjet për ndeshjen e radhës kualifikuese ndaj Letonisë. Paraditen e...

Lexo më shumë

Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…

Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…
8 Qershor, 2025

Një ndeshje të vështirë e cilësoi trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç, atë me Shqipërinë të shtunën në Tiranë. Ndryshe nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com