Policia e Krujës ka arrestuar në flagrancë dy persona, pasi janë kapur duke kultivuar bimë narkotike, në dy parcela në pyllin e fshatit Mukje në Krujë.
Sipas uniformave blu bëhet e ditur se në pranga kanë rënë 55-vjeçari Sh.S dhe 23-vjeçari M.M të dy banues në Mukje.
Si rezultat i operacionit janë sekuestruar 130 bimë të dyshuara narkotike kanabis.
“Si rezultat i tij u arrestuan në flagrancë shtetasit Sh. S., 55 vjeç, dhe M. M., 23 vjeç, të dy banues në Mukje, Krujë.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë kultivuar bimë narkotike në dy parcela në pyllin e fshatit Mukje, Krujë. Gjatë kontrollit në këto parcela, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 130 bimë të dyshuara narkotike cannabis.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Sh. S., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një krehër arme dhe municion luftarak”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.