Policia e Krujës në bashkëpunim me atë të Tiranës finalizuan fazën e 32-të të operacionit policor të koduar “Territor i pastër”, i zhvilluar kryesisht në zonën e Malësisë së Krujës.
Gjatë kësaj faze u gjetën dhe u asgjësuan 4941 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa të kultivuara në zona të vështira malore dhe të pyllëzuara.
Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Krujë dhe ato të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Megaoperacioni vijon.