1.Sali Berisha: Krimi ne “Opinion”, zhvillim dramatik
7 Janar ora 23:00 ne Facebook
Te dashur miq, sonte emisioni “Opinion” u shnderrua ne njerin prej me te neveritshmeve ne historine e mediave. Nga gjashte pjesemarres, vetem njeri u perpoq te thoshte gjysem te verteta per situaten dramatike te rendit ndersa te tjeret nuk kuptoheshin ne ishin oficere policie apo agjent civil te policise por qe bene gjithcka te lehtesonin dhe avokatonin policine. Ky eshte nje zhvillim teper i rende, eshte dominim absolutisht i krimit dhe policise se lidhur kembe e koke me krimin mbi mediat. Ne emision, pa asnje baze, u shpallen te mirefilla mashtrimet e Saje Qorrit! Sb
****
2. Bushati: Pse Berisha vendosi të sulmojë Fevziun
08 Janar, ora 02:01 Lapsi.al
Sali Berisha ka thyer një tjetër rekord. Jo nga ato për ngjitje majash apo notim në thellësi, por nga ato më të hershmet, me zbulim armiqsh. Këtë ka bërë edhe tani së fundi duke shpallur si armikun më të ri drejtuesin e emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu. Ai ka reaguar menjëherë pas emisionit të së enjtes duke e quajtur atë “si një nga emisionet më të neveritshme në historinë e mediave”.
Por, tanimë Berisha nuk përbën më lajm me sulmet ndaj njerëzve që nuk i ka nën kontroll, pyetja që shtrohet për të është: Pse ai vendosi ta sulmojë tani Fevziun? Pse ai vendosi të shpallë në mënyrë violente dhe publikisht një marëdhënie të prishur që në pranverën e vitit 2013, përpara zgjedhjeve parlamentare?
Pyetja shtrohet kështu për disa arsye. Sepse, megjithëse prej gati 3 vjetësh ai nuk shkel më në studion e Opinion, të cilën e kishte të përzgjedhurën e vet gjatë kohës që ishte kryeministër, Berisha nuk e kishte shpallur publikisht inatin e tij. Ai ishte munduar që herë pas here të anatemonte me shkrime të gjata në Facebook analistët e emisionit (më të egrin e ka pasur kundër Lubonjës), por kurrë Opinionin.
Dukej se në emër të një miqësie të gjatë me gazetarin Fevziu, Berisha donte ta mbyllte me heshtje prishjen e marëdhënies së tyre.
Një shkak tjetër se përse ish kryeministri pat hezituar ta hedhë këtë hap qe dhe marëdhënia speciale që ai kishte me televizionin Klan, gjatë kohës që ishte në pushtet. Nuk i shkonte Berishës dhe mbi të gjitha atij vetë, ta përdhoste atë marëdhënie që qe e njohur për të gjithë publikun. Pikërisht edhe për këtë arsye, kur nga selia e re e PD-së, televizioni Klan u sulmua ashpër si i blerë nga qeveria aktuale, po të njëjtën ditë Berisha u shfaq në publik në krah të Aleksandër Frangajt.
Ishte kjo pra arsyeja që megjithëse ziente nga përbrenda “sipas motos ata që s’janë me mua janë armiqtë e mij” berisha mos ta sulmonte Opinionin në publik.
Nga ana e tij gazetari Fevziu kishte folur për prishjen e marëdhënies me ish kryeministrin. Fillimisht në një intervistë për gazetën “Panorama” në mars 2015 ai deklaroi: “Unë kam pasur një raport miqësor me zotin Berisha… Ky raport është prishur për arsye të emisionit dhe qëndrimit të tij. Nuk e kam prishur unë, por zoti Berisha dhe përderisa ai nuk mi ka bërë asnjëherë arsyet prezente, unë nuk mund të flas për to. Nëse do ta pyesnit dhe do fliste, mund të më shërbente edhe mua për të kuptuar më shumë”.
Pak a shumë të njëjtin version po me më shumë detaje dha Fevziu së fundi në emisionin “Komiteti” të gazetës Ekspres në Prishtinë. Ai shpjegoi se fillimisht berisha ishte mërzitur për interpretimin që gazetari i kish bërë ngjarjeve të vitit 1997, pastaj se i kish shprehur Frangajt disa pakënaqësi për emisionin deri sa vendosi ta bojkotojë atë (shihe video poshtë versionin e Fevziut).
Kështu mendohej se do të sillej edhe Berisha, deri dje në mbrëmje kur ai e konsideroi emisionin si “të neveritshëm”.
Natyrisht mungesa e protagonizmit në atë studio, xhelozia që i sheh kundërshtarët e tij të parakalojnë aty, paranoja e tij për të parë kudo armiq dhe së fundi afrimi i TV Klanit me Ramën e bënë Berishën që të shpallte edhe publikisht konfliktin duke e etiketuar “Opinionin” si mbrojtës të “mashtrimeve të Saje Qorrit”.
Po edhe nëse për një moment e marrim të vërtetë akuzën e Berishës, a i takon atij ta thotë atë? A është serioz? A ka përgjegjësi? A e njeh shprehjen e Shvejkut “ç’me duhet mua se çfar bëj unë”?
Sepse nëse emisioni opinion është ashtu sikurse thotë doktori, ai duhet të shpegojë më parë se pse doli non stop për 8 vite pushtet në këtë studio? Mos vallë se donte të gënjente si Saje Qorri? Apo mos vallë se tani nuk i ka mbetur në dorë armë tjetër përpos gënjeshtrës? (Lapsi.al) Statusi i Berishes
Te dashur miq, sonte emisioni “Opinion” u shnderrua ne njerin prej me te neveritshmeve ne historine e mediave. Nga gjashte pjesemarres, vetem njeri u perpoq te thoshte gjysem te verteta per situaten dramatike te rendit ndersa te tjeret nuk kuptoheshin ne ishin oficere policie apo agjent civil te policise por qe bene gjithcka te lehtesonin dhe avokatonin policine. Ky eshte nje zhvillim teper i rende, eshte dominim absolutisht i krimit dhe policise se lidhur kembe e koke me krimin mbi mediat. Ne emision, pa asnje baze, u shpallen te mirefilla mashtrimet e Saje Qorrit!”.
****
3. Sali Berisha: Dy fjale per nje “maske”!
8 Janar ora 22:00 ne Facebook
“Maska e Lapsit”apo “i miri i gjyshes” kishte dale sot ne rruge, apo le te themi ne treg. Por ai kishte dale i paftyre dhe, duhet thene te verteten, rreth tij, pavaresisht se eshte i paftyre moralisht, i vulosur si genjeshtari i lindur dhe me i pacipi ne mediat, ai fizikisht ka fytyre. Madje e lyros me kujdes te veçante. Mirepo sipas kodit odiner te hajdutit, apo pengmarresit, edhe fytyren fizike ai sot nuk kishte guxuar ta tregoje, por edhe ate kishte mbuluar me maske.
Ne te vertete, ai sot ne treg kishte dale me dopio maske sepse per te fshehur mire fytyren e vet, perveç maskes se portalit (lapsit.al) ai per te kryer detyren kishte vendosur edhe nje maske tjeter, masken e hipokritit dhe frikacakut, pasi per te bere apologjine e krimit, pra te Saje Qorrit dhe Edvin Shullazit, qe une denoncova ne nje status pas emisionit “Opinion”, “mjerimi i gjyshes” kishte zgjedhur gjoja mbrojtjen e moderatorit te “Opinionit”!
Per dopio masken nuk ja vlejne as dhe keto rrjeshta, kurse ne respekt te lexuesit te atij portali por dhe te çdo medie tjeter, theksoj se reagimit tim ne statusin e Facebook-ut nuk i heq asdhe nje presje. Ai shpreh vetem e vetem qendrimin tim te palekundur si qytetar dhe politikan, ndaj vendimarrjes, penetrimit te krimit si ne parlament, qeveri, administrate ashtu edhe ne studiot televizive, ne debate, emisione lajmesh, manipulimin dhe trukimin e te vertetes, dhe kete te fundit une e konsideroj dhe dukurine me te rrezikshme per shoqerine shqiptare.
Une i permbahem fort parimit se vertet studiot, kamerat, teknologjia ne nje debat televiziv jane private por vala eshte e publikut, dhe nuk mund te perdoret kurre ose nuk duhet te perdoret ne kundershtim me interesat e tij.
Nuk me krijon asnje reagim apo ndjenje negative heshtja e nje gazetari, politikani apo qytetari ndaj aktit kriminal te ketij apo atij krimineli, me ose pa pushtet qofte ai, pasi jam i vetedijshem, e di mire se çdo prononcim ne kete drejtim eshte ekspozim ndaj nje rreziku real apo kercenimi te dhene. Por konsideroj se eshte e pafalshme dhe e absolutisht e papranueshme apologjia, manipulimi, zvogelimi, maskimi i aktit kriminal, i lidhjeve me krimin nga cilido qofte ai politikan, zyrtar, gazetar apo cilido qe te jete ai!
****
4. Andi Bushati: Historia ime në bllok me doktor Berishën
09 Janar, ora 00:01 ne Lapsi.al
Nuk i jam përjigjur kurrë Sali Berishës sa herë është marrë personalisht me mua, ashtu sikurse nuk i përgjigjem asnjëherë të marrëve në rrugë, kur broçkullisin pa ditur seç thonë. Jam i bindur se mënyra më e mirë dhe ekonomia më e madhe për një publik të lodhur me debate shterpë është ti injorosh duke nënqeshur me ironi.
Kështu kam bërë, kur pasi shpërtheu Gërdeci unë arrita të nxjerr në emsionin tim “Zonë e ndaluar”, dokumentat se ai dhe presidenti i sapo vendosur prej tij, ishin në djeni të asaj që po ndodhte në poligonin e vdekjes. Ndryshe nga ç’thoshin dhe nga c’gënjenin, ata e dinin çpo kurdisej aty.
E mbaj mend si shpërtheu në studion e emisionit “Opinion”, pikërisht të asaj studioje që po anatemon sot.
Por vendosa të qesh dhe ta injoroj.
Të njëjtën gjë vendosa të bëj edhe me nja dy shkrime pa emër te gazeta RD,duke ndjerë keqardhje për mjerimin dhe dramën e teksteve qesharake të këtij njeriu që dikur ka pasur ambicien të bëhet shkrimtar.
Po kështu u solla në 21 janar, kur krejt pa lidhje më shpalli puçist. Mu kujtua atëherë një shprehje e Milan Kunderës e fiksuar në leximet e rinisë, se “të marrësh seriozitsh njerëz jo seriozë, është të humbasësh seriozitetin tënd” dhe përsëri heshta.
Do të kisha heshtur edhe këtë radhë duke e injoruar, sikur mos kishte diçka të veçantë.
Sali Berisha duke më etiketuar si “Maska e Lapsit”, më akuzonte se nuk kisha guxim të shkruaja me emër.
Jo për respekt ndaj tij, por për interes publik dua ti përgjigjem sot.
Për shkak të lexuesve dua të sqaroj se pothuajse të gjitha shkrimet e Lapsi.al, nuk janë të firmosura nga gazetarë. Ato janë shpesh punë e një kolektivi apo grupi dhe pikërisht për këtë nuk mbajnë firmë poshtë (e bejne kete edhe media shume me te medha dhe prestigjoze sesa ne).
Ndryshe nga opinionet që firmosen nga autorët, ne botuesit mbajmë përgjegjësinë e plotë për to.
Kështu pra nuk kishte pse të fshihesha për këtë shkrim të Lapsit, për një status të Berishës. I ndaj dhe mbaj përgjegjësi të plotë për çdo gërmë të atij artikulli (Rubrika lajme, Lapsi.al).
Por përpos kesaj shtyse, motivet e tjera janë më të rëndesishme.
Shkaqet që më bënë të shkruaj për ti’u përgjiur Sali Berishës kanë tre arsye kryesore:
E para, për shkrimin e Lapsit dhe për reagimin tonë ndaj akuzave që ai bënte për emisionin “Opinion”.
E dyta për epitetin “I miri i gjyshes” që ka të bëjë me familjen nga vij dhe me përkatësinë e saj në udhëheqjen e lartë komuniste të vendit.
E treta për akuzën si një njeri që që i shërbekam krimit dhe mbroj lidhjet me botën e errët të qeverisë aktuale.
Le ti marrim të treja me radhë.
1
Jo më larg se të enjen që shkoi, Sali Berisha e sulmoi ashpër emisionin e Blendi Fevziut duke e etiketuar “si emisionin më të neveritshëm në historinë e mediave”. A duhej reaguar? A duhej bërë një koment apo duhej kaluar si një shpërthim normal i një burri të zhgënjyer dhe të mërzitur që në fund të jetës së vet, nuk i ka mbetuar asnjë ish mik i vjetër, të cilin nuk e ka sharë fyer dhe denigruar.
Ne zgjodhëm të reagonim. Jo për të mbrojtur “Opinionin”. Jo se na dhimbsej Klani dhe marëdhënia e ish kryeministrit me këtë TV, por për faktin e thjeshtë se ishte një hipokrizi ulëritëse që nga goja e Berishës të dilnin akuza mostruoze për këtë emision.
A nuk ka qenë ai që kur ishte kryeministër fliste vetëm nga kjo tribunë? A nuk i bëri ai xhelozë shumë kolegë vetëm sepse shkonte ekskluzivisht tek Fevziu?
Po pyetja shtrohet: po qe se ky emision qenkësh për të fshehur të vërtetat, Sali Berisha pse ka dalë non stop aty? Për të na gënjyer? Për të na mashtruar?
Ky është një delir që e sheh botën sikur rrotullohet përreth një njeriu, Sali Berishës. Kush i pëlqen, shërben, apo rri pranë tij, është i mirë, i ndershëm dhe i besueshëm; kush i largohet është mashtrues, gënjeshtar dhe mbrojtës i krimit.
Ndaj kësaj paranoje çmendurake duhej reaguar dhe ne e bëmë këtë tek Lapsi.al.
Turp do të ishte të kishim heshtur. Varësi do të qe të kishim mbyllur gojën.
2
Të vijmë tek pika tjetër tek etiketimi si “i miri Gjyshes” që ai po e përdor shpesh e më shpesh, për mua, aq sa u shndërrua edhe në një estradë batutash me Edi Ramën në parlament. E dëgjova atë seancë ku dy liderë silleshin si karagjozë. Sejcili me gënjshtrat dhe hipokrizinë përkatëse. Të dy e akuzonin njëri- tjetrin për lidhje me komunizmin, çka është gjëja më e parëndësishme që publiku pret sot prej tyre. Berisha e akuzonte si biri i të atit. Rama i kujtonte shërbimin si mjek pranë familjes sime dhe lotët që Saliu, sekretar partie, kish derdhur çurk kur kish vdekur im gjysh, Hysni Kapo.
Natyrisht që kjo histori nuk është e vërtetë. Por, pyetja që unë kam sot është: përse ato duhet të dalin sot në sipërfaqe? Kujt i shërbejnë në mënyrën si artikulohen? Kush ka interes për to?
Ndoshta Sali Berishës. Ai e ka përdorur antikomunizmin e vonuar si një armë hipokrite për të luftuar kundërshtarët e tij politikë. Ai që në fillim nuk qe një desident antikomunist që kërkoi përmbysjen e atij regjim. Ai qe aspirant për tu ngjitur në hierarkinë e tij.
Edhe kur u zgjodh në krye të lëvizjes demokratike, u katapultua aty, « për ti ngrënë mishin, por për ti ruajtur kockën » kastës së vjetër. E kreu me sukses këtë rol, të projektuar nga Ramiz Alia, dhe u bë mishërimi i vullnetit të tij, që ndryshimi i regjimeve të mos bëhej nga shtresat e përmbysura (armiqtë e vërtetë, ballistët zogistët, të burgosurit politikë, të cilëve komunistët e atëhershëm u trembeshin si djalli temjanit ).
Natyrisht thënë këtë, unë nuk besoj se Berisha u bë një agjent i ish komunistëve në regjimin e ri. Larg asaj. Ai qe i sinqertë në rrugën e re, madje u bë aq i zellshëm në të, sa jo vetëm harroi idealet, miqtë dhe padronët e vjetër, por edhe i burgosi ata.
Por një cen i mbeti ama. Si fabula e hajdutit që thërret kapeni hajditin, edhe ai i klithte : « Komunist » gjithëkujt që kishte kontribuar shumë më pak sesa ai vetë, në triumfin e revolucionit botëror.
Kjo është fatkeqësia dhe hipokrizia e tij. Kjo është fabula që ai përsërit prej 25 vjetësh.
Tani nga fundi, viktimë e kësaj fabule rashë edhe unë, pjella e komunistëve dhe “i miri i gjyshes”. Terma të përdorur si gjithnjë në mungesë të argumentave dhe në pamundësi të debatit. Duke dëshmuar rënien në batakun e komunistëve më të këqij, atyre që ndryshojnë lëkurë, por nuk e harrojnë asnjëherë, luftën me kundërshtarin, përmes biografive.
Dhe sa për biografi unë “i miri i gjyshes” kam një ndryshim nga “akuzuesi” im.
Po, unë vëret kam lindur në bllok, por duke më bërë këtë lojë, fati më shpëtoi nga një shtrëmbërim i madh, të mos lëpij prapanicën e gjithkujt për tu futur deri aty.
Po, vërtet unë nuk jam rriturr në bjeshkë, por fakti se kam qenë fëmijë i një familje pjesë e nomenklaturës më të lartë komuniste, më shpëtoi nga zvarritja me valixhe druri në dorë, për tu bërë me çdo kusht anëtar i PPSh-së. Me shokët e mij të shkollës, ne talleshim me këta arrivistë të ngjitur që i ngjanin Andon Ledhit.
Po, unë jam rritur në oborrin e rregjimit që shkoi, por shpërfillja fëmijërore ndaj idhujve, më bëri që të kem shumë më pak foto me ngjyra dhe metra filmime, me personazhet e asaj kohe, sesa ata që duan të më përgojojnë sot.
Të gjitha këto rastësi, përfshirë edhe ato të moshës, më bënë që të jem sot një njeri shumë më i hapur dhe më i lirë, pa pikë brenge dhe kompleksi nga e shkuara, se shumëkush të cilin e deformoi dhe e zhburrëroi ajo diktaturë. Prandaj përmendia e biografisë në debatin e sotëm, vetëm më bën të qesh, sepse e kuptoj se ai është makthi i atyre që e kanë vuajtur.
3
Gjithashtu më bën të qesh akuza se unë po i shërbej regjimit kleptokrat të socialistëve duke marrë në mbrojtje mbrojtësit e tyre. Kështu shkroi pak a shumë Sali Berisha për shkrimin e Lapsit për emisionin “Opinion”.
Pra, që unë “gënjeshtari i lindur dhe më i pacipi në mediat” kisha vendosur të mbroja gazetarët që mbronin Edin dhe Sajmen.
Së pari se sa vlerë kanë etiketimet e Berishës për njerzit dhe se sa të besueshme janë ato, kjo është një gjë që dihet. Mjafton të përmendësh rastin e Fatos Nanos që e shpalli vrasës të Azem Hajdarit dhe pastaj tha se e kish bërë për fushatë. Mjafton të përmendësh Rezar Taçin që e shpalli kontrabandistin më të madh në vend, dhe pastaj, pasi i bëri respektin familjes, tha se gazetarët e kishin ngatërruar me Cac Angjelin.
Por ajo që më shqetëson është fakti tjetër: si mund të kemi pasur një kryeministër kaq të shkalluar sa ti thotë pa droje të zezës të bardhë?
Të më akuzojë mua personalisht se po mbroj pushtetin e socialistëve.
Jo, jo, fatkeqësisht në këtë pikë, unë mendoj si Sali Berisha. Mendoj se këta janë të lidhur me krimin. Mendoj se i lënë të lirë edhe kriminelët e rrugës edhe ata të parlamentit. Mendoj gjithashtu njësoj si ai, se janë po aq hajdutë me tendera, koncesione dhe zhvatje të pasurisë publike.
Por, ndryshe nga Sali Berisha, unë mendoj se duke qenë vërtet të tillë, ata janë njësoj si ai. Po aq grabitës, mashtrues, njëkohësisht shërbëtorë dhe përfitues të një kaste, që po rrënon përditë e më shumë këtë vend.
E kam thënë një gjë të tillë kur Berisha ka qenë në pushtet, po e përsëris njësoj dhe sot kur ai nuk është askushi.
Mos ndoshta kjo e nervozon sot doktorin?
Këtë nuk e di.
E vetmja gjë që di është se ai vazhdon të shpifë me të njëjtin rritëm dhe pa u lodhur.
Deri kur?
Ndoshta deri në momentin që në jetë ti shfaqet një njeri që e do me të vërtetë, qoftë dhe familjar, dhe ta bindë që të mos dalë më në publik. Ta bindë të mbyllet në kullën e historisë së tij gjysëmshekullore në politikë, sepse kështu si po sillet, u bë gazi i botës. Një dordolec që se beson më kërkush dhe që po vazhdoi kështu do ta tallin në breza.