Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kroacia “nxeh” situatën në rajon

2016/03/30 at 4:53 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Kroacia “nxeh” situatën në rajon

Qeveria e re e qendrës së djathtë kërcënoi Serbinë me integrimin Europian, gjë që futi në telashe marrëdhëniet mes dy vendeve, por kjo është vetëm një nga elementët e nervozizmit në rajon.


Në një nga lëvizjet e saj të para si ministër i ri i jashtëm, Miro Kovac i tha punonjësve të ministrisë së tij të mos e përdorin më termin “rajon” kur i referohen vendeve të ish-Jugosllavisë.

“Rajoni është një koncept i mjegullt, kështu që në të ardhmen, termi më i saktë ‘fqinjët’ do të përdoret,” tha Kovac kur ai mori postin në janar.

ermi “rajon” ndërkohë do t’i rezervohet vetëm vendeve fqinje që janë sakaq anëtare të BE-së, të tillë si Austria, Hungaria, Italia e Sllovenia.

Njoftimi qe më shumë se sa thjeshtë dallim gjuhësor dhe ka pasoja të qarta gjeografike dhe politike, duke sugjeruar se qeveria e re synon të vendosë theksin te marrëdhëniet me vendet anëtare të BE-së më shumë se sa te marrëdhëniet me pjesën tjetër të Ballkanit.

Në deklaratat e para zyrtare, Kovac këmbënguli se ai do t’i kushtojë vëmendje të posaçme marrëdhënieve të mira të fqinjësisë, veçanërisht me Bosnjën dhe Serbinë.

Gjithsesi, marrëdhëniet me Serbinë janë në pikën e tyre më të ulët në shumë kohë pasi Kroacia kërcënoi javën e kaluar se do të bllokojë hapjet e Kapitujve 23 dhe 24 të bisedimeve për anëtarësim mes Serbisë dhe Bashkimit Europian.

Duke renditur të gjitha problemet kyçe në marrëdhëniet plot telashe mes dy vendeve, si dhe pjesës tjetër të rajonit, Kroacia tha: “Kushtet që Serbia duhet të plotësojë për të hapur kapituj të rëndësishem si kapitulli 23 mes të tjerave, janë respekti për të drejtat e njeriut [veçanërisht ato të minoriteteve]… bashkëpunim i plotë me Gjykatën Ndërkombëtare Penale për Ish-Jugosllavinë dhe… anulimi i juridiksionit për të ngritur akuzë dhe gjykuar krimet e luftës për të gjithë territorin e ish-Jugosllavisë”.

Lëvizja e kroatëve për të bllokuar rrugën e Serbisë drejt BE-së vjen në një kohë të papërshtatshme për politikanët serbë, të cilët më së shumti janë duke bërë fushatë për zgjedhje të parakohëshme vendore dhe parlamentare, zgjedhje që do të zhvillohen më 24 prill.

Ministri i jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç njoftoi se Serbia do të protestojë ndaj Kroacisë dhe Brukselit për veprimet “e padrejta” të qeverisë së re të Kroacisë.

“Kjo nuk është hera e parë ë Kroacia ka vepruar në mënyrë të padrejtë në marrëdhëniet me fqinjët,” tha Daçiç, duke e akuzuar Kroacinë se po përpiqej të minonte integrimin e Serbisë në BE.

Daçiç iu përgjigj me kundërakuza mbi trajtimin e minoritetit serb në Kroaci, duke thënë: “Është më mirë që ata të zgjidhin fillimisht problemet që serbët po kanë në Kroaci dhe të veprojnë në përputhje me kriteret e BE-së”.

Dueli verbal vijoi ndërsa zëvendëskryeministri i Kroacisë Bozo Petrov, i tha medias se kjo është “kohë për katharsis” për Serbinë, duke nënkuptuar se Beogradi duhet të përballet fillimisht me rolin që ka luajtur në shpërbërjen e ish-Jugosllavisë dhe në luftërat që pasuan.

Pas kësaj, zëvendëskryeministri i Serbisë Rasim Ljajic, deklaroi se politikanët kroatë qenë “duke treguar muskujt patriotikë” kundër Serbisë, tashmë prej muajsh.

Menjëherë pas zgjedhjeve të Kroacisë, disa analistë politikë pretenduan se fitorja e së djathtës do t’i përmirësonte marrëdhëniet mes Zagrebit dhe Beogradit, me argumentin se të djathtët kanë tendencën të bien dakord më lehtë dhe më shpejtë se sa të majtët.

Serbia në të vërtetë bëri përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet mes dy vendeve.

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç, papritur mori pjesë në ceremoninë e inagurimkit të presidentes së Kroacisë Kolinda Grabar Kitarovic shkurtin e kaluar, pavarësisht se ish presidenti i kroacisë Ivo Josipovic dhe ish-kryeministri Zoran Milanovic, nuk patën marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të Serbisë Tomislav Nikolic në maj, 2012.

Në prak të shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve në Kroaci nëntorin e kaluar, Vuçiç qe nga të parët që uroi Tomislav Karamarko, kreun e Bashkimit Demokratik të Kroacisë, HDZ, për fitoren e partisë së tij.

Biseda telefonike e Vuçiç parapriu një njoftim zyrtar të rezultateve, gjë që u pa si lëvizje për pajtim mes vendeve.

Që nga koha e zgjedhjeve, të dy vendet kanë diskutuar për një vizitë në Kroaci nga Vuçiç, por deri tani kjo ide nuk është realizuar.

Burime pranë udhëheqësisë kroate thanë se Zagrebi e ka lënë iniciativën në pritje pa zhurmë, e pakënaqur nga fakti se vetëm një javë para se vizita të kryhej në janar, Vuçiçi shkoi në Bosnjë për të festuar ditën kombëtare të Republikës Srpska, pjesës serbe të Bosnjës, festë të cilën Gjykata Kushtetuese e Bosnjës e ka cilësuar të paligjshme.

Një vizitë e mundshme nga presidenti i Serbisë Nikolic, e cila është diskutuar tashmë që prej një viti, u vendos gjithashtu në pritje në të njëjtën mënyrë pasi Nikolic vitin e kaluar nxiti Papën të ndalojë kanunizimin e Aloysius Stepinac, një kryepeshkopi të Zagrebit gjatë Luftës së Dytë Botërore, i cili është një figurë e debatuar.

Lëvizja e Kroacisë për të bllokuar rrugën e Serbisë drejt BE-së është në thelb një përsëritje e asaj që Sllovenia bëri kur Kroacia po lëvizte drejt anëtarësimit. Qeveria në Ljubljanë bllokoi procesin për dy vjet, duke cilësuar si shkak mosmarrëveshjen për kufirin detar mes dy vendeve.

Ndërsa marrëdhëniet mes Zagrebit dhe Ljubljanës janë përmirësuar formalisht që kur Kroacia hyri në BE, ato kanë mbetur te ftohta dhe të tensionuara pasi mosmarrëveshja nuk është zgjidhur ende.

Tensionet u rritën sërish pasi Sllovenia ngriti një gardh me tela me gjemba pranë disa pikave të kalimit kufitar me Kroacinë si barrierë kundër refugjatëve.

Përveç kësaj, të dy vendet kanë mendime të ndryshme mbi çështjen nëse një proces arbitrazhi ndërkombëtar aktualisht i pezulluar mbi statusin e kufirit, duhet të vijohet apo jo.

Arbitrazhi u pezullua pasi Kroacia u tërhoq vitin e kaluar, pasi një bisedë telefonike e përgjuar tregoi se Sllovenia po lobonte pranë Gjykatës së Arbitrazhit për të dhënë një vendim favorizues për të.

Presidentja Grabar Kitarovic i ngriti të dyja çështjet kur ajo u takua me presidentët e Sllovenisë dhe Austrisë, Borut Pahor dhe Heinz Fischer, në Varazdin në Kroacinë e veriut javën e kaluar.

Pala Kroate tha se e mirëkuptonte dëshirën e Sllovenisë për të mbrojtur veten nga dallga e emigrantëve, por gjithsesi priste heqjen e gardhit kufitar sa më parë të qe e mundur.

Marrëdhëniet e Kroacisë me Bosnjën janë më të mira se sa ato me Serbinë apo Slloveninë. Gjithsesi, gjatë një vizite të kohëve të fundit të presidencës tripalëshe të Bosnjës në Zagreb, çështje të pazgjidhura dolën në sipërfaqe gjatë bisedimeve me Grabar Kitarovic.

Çështjet e diskutuara nuk u deklaruan publikisht, por dukshëm ato përfshijnë mosmarrëveshjet aktuale mbi vijat kufitare si dhe planet e Kroacisë për të ndërtuar një urë në gadishullin e Peljesac për të lidhur qytetin e Dubrovnikut me pjesën tjetër të Kroacisë dhe duke anashkaluar rrugën ekzistuese që kalon në territorin e Bosnjës.

Zyrtarët e Bosnjës kanë frikë se kjo urë do të bllokojë daljen në det për anije të mëdha të qytezës së vetme bregdetare të Bosnjës, Neum.

Në anën tjetër, Kroacia fitoi disa pikë në Bosnjë pasi mbështeti me forcë dëshirën e Sarajevës për të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim dhe pasi presidentja kroate deklaroi se vendi i saj nuk i mbështeste dëshirat e disa kroatëve të Bosnjës për krijimin e një entiteti federativ të veçantë për këtë popullsi në Bosnjë.

Megjithatë, duke parë tendencat aktuale politike në Kroaci dhe orientimin më nacionalist të qeverisë së re, disa zyrtarë kanë frikë se ky pozicion mund të ndryshojë në të ardhmen. Nëse ndodh kjo, tensionet shtesë në “rajon” dhe “fqinjësi” ka gjasa do të vijnë.

Burimi: BIRN

 



Ju sugjerojmë

REL: Udhëheqësit evropianë mblidhen në Tiranë në kërkim të zgjidhjeve për Ukrainën
Aktualitet

REL: Udhëheqësit evropianë mblidhen në Tiranë në kërkim të zgjidhjeve për Ukrainën

13 Maj, 2025 9:08 am
Përfundon numërimi i votave në qarkun e Elbasanit, kryeson PS
Kryesore

Përfundon numërimi i votave në qarkun e Elbasanit, kryeson PS

13 Maj, 2025 8:54 am
Sonte “Eurovisioni”/Shkodra Elektronike përfaqëson vendin tonë, Rama i uron suksese
-Kulturë

Sonte “Eurovisioni”/Shkodra Elektronike përfaqëson vendin tonë, Rama i uron suksese

13 Maj, 2025 8:49 am
Zgjedhjet 2025/ PS udhëheq me 82 mandate, PD 52
Kryesore

Zgjedhjet 2025/ PS udhëheq me 82 mandate, PD 52

13 Maj, 2025 8:38 am
Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja
Kryesore

Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja

13 Maj, 2025 8:32 am
Parashikimi i motit, 22 nëntor 2023
Kryesore

Parashikimi i motit sot,  13 Maj 2025

13 Maj, 2025 8:20 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 13 maj 2025

13 Maj, 2025 8:13 am
Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!
-U tha në Opinion

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!

12 Maj, 2025 11:06 pm
“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër
-U tha në Opinion

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër

12 Maj, 2025 11:01 pm
Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla
Politikë

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla

12 Maj, 2025 10:52 pm
Para
Orinda Huta rekrutohet nga “Forcat e Armatosura Shqiptare”

Orinda Huta rekrutohet nga "Forcat e Armatosura Shqiptare"

Video/ Cozman i prek “zogun” Tunës live në skenë

Ndahen Tuna dhe Cozman?!

A është kjo dieta juaj? Mesdhetare, por pa mish

A është kjo dieta juaj? Mesdhetare, por pa mish

Please login to join discussion















TE FUNDIT

REL: Udhëheqësit evropianë mblidhen në Tiranë në kërkim të zgjidhjeve për Ukrainën

REL: Udhëheqësit evropianë mblidhen në Tiranë në kërkim të zgjidhjeve për Ukrainën
13 Maj, 2025

Më 16 maj, udhëheqës nga e mbarë Evropa do të mblidhen në sheshin “Skënderbej”, në qendër të Tiranës, për samitin...

Lexo më shumë

Përfundon numërimi i votave në qarkun e Elbasanit, kryeson PS

Përfundon numërimi i votave në qarkun e Elbasanit, kryeson PS
13 Maj, 2025

Ka përfunduar procesi i numërimit në të 10 KZAZ e qarkut të Elbasanit, ku kryeson Partia Socialiste. Sipas asaj që...

Lexo më shumë

Sonte “Eurovisioni”/Shkodra Elektronike përfaqëson vendin tonë, Rama i uron suksese

Sonte “Eurovisioni”/Shkodra Elektronike përfaqëson vendin tonë, Rama i uron suksese
13 Maj, 2025

Mbrëmjen e kësaj të marte nis edicioni i 69 i festivalit evropian të muzikës “Eurovision 2025”. Shkodra Elektronike do të...

Lexo më shumë

Zgjedhjet 2025/ PS udhëheq me 82 mandate, PD 52

Zgjedhjet 2025/ PS udhëheq me 82 mandate, PD 52
13 Maj, 2025

Vijon procesi i numërimit të votave, ku në disa bashki nuk ka përfunduar akoma. Nga rezultatet e deritanishme Partia Socialiste...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com