Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kroacia bllokon rrugën e Serbisë drejt BE-së

2016/06/30 at 7:59 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kroacia bllokon rrugën e Serbisë drejt BE-së

Bashkimi Evropian ka hapur të enjten kapituj të rinj të negociatave të anëtarësimit me Turqinë dhe Malin e Zi, por nuk ka arritur të hapë negociata për kapitullin 23, që merret me drejtësi, me Serbinë.

Sipas burimeve diplomatike të Bashkimit Evropian, përpjekjet e presidencës holandeze dhe të Komisionit Evropian që para fundit të qershorit të hapet një prej kapitujve kryesorë në negociatat me Serbinë, nuk ka qenë i mundur të realizohet, pasi që Kroacia nuk ka dhënë pëlqimin për një gjë të tillë.

Zagrebi ka kërkuar që në dokumentet për hapjen e këtyre negociatave të bëhen të qarta disa kushte për Serbinë, përfshirë edhe pozitën e pakicës kroate në Serbi, bashkëpunimin e plotë të Serbisë me Tribunalin e Hagës, si dhe ndryshimin e ligjit për juridiksionin për gjykimin e krimeve të luftës që ka Serbia, transmeton REL.

Të gjitha këto tri pika Kroacia i sheh si problematike dhe kërkon që Serbia të përmbushë disa kushte që paraqiten ndaj saj.

Raporti i fundit i kryeprokurorit të Tribunalit të Hagës, Serzh Bramertz, i cili ka thënë se Serbia nuk po bashkëpunon në mënyrë të plotë me Tribunalin e Hagës, ka keqësuar gjithashtu gjasat e Serbisë që deri më tanitë përmbush të gjitha kriteret për të hapur negociatat.

Burimet brenda BE-së, zyrtarisht vetëm pohojnë se nuk ka pasur konsensus mes të gjitha shteteve anëtare për t’i hapur këta kapituj, dhe se, sipas tyre, do të diskutohet në të ardhmen që të hapen kapitujt. Përmendet si afat i ri fillimi i korrikut, apo muaji shtator, gjatë vjeshtës. Mirëpo, edhe për këtë duhet të vazhdohen diskutimet në mes të Zagrebit dhe Beogradit, dhe në mes të Komisionit Evropian dhe vendeve anëtare, në mënyrë që të arrihet konsensusi i plotë për miratimin e dokumenteve të nevojshme që do të hapin këtë kapitull.

Kapitulli i 23-të është konsideruar nga shumë shtete anëtare si kryesori që duhet të hapet që tani, në mënyrë që të ketë më shumë kohë për Serbinë që të përmbush kërkesat për mbylljen e këtij kapitulli.

Ky kapitull, përpos që merret me të drejtat e pakicave, liritë e qytetarëve dhe bashkëpunimin me Tribunalin e Hagës, merret po ashtu edhe me reformat në drejtësi. Prandaj, edhe fusha e rendit dhe ligjit është përfshirë më së shumti në të.

Po ashtu, disa burime diplomatike pohojnë se edhe disa shtete tjera anëtare të Bashkimit Evropian nuk kishin dhënë ende pëlqimin formal për hapjen e këtij kapitulli, mirëpo theksojnë se problemi kryesor, megjithatë, qëndron në qëndrimet e prera të Kroacisë.

Ndërkohë, Serbia ka reaguar ashpër ndaj shtyrjes së hapjes së negociatave, duke akuzuar Bashkimin Evropian se, siç është shprehur Ministria e Jashtme e Serbisë,”po luan lojë me Serbinë dhe se është e turpshme që të hapen negociatat për kapituj me Turqinë dhe Malin e Zi, por jo edhe me Serbinë.”

Sido që të jetë, në BE, disa diplomatë pohojnë se pas votave të qytetarëve të Britanisë së Madhe për të dalë nga Bashkimi Evropian, fokusi këto ditë është kryesisht në tema që janë të lidhura me të ashtuquajturin BREXIT, dhe se nuk ka fokus aq të madh në procesin e zgjerimit. Sidoqoftë, ata thonë se procesi i zgjerimit do të vazhdojë.

Ju sugjerojmë

Ish-ambasadori Daum zbulon vështirësitë e shqiptarëve:Qeveria ndaloi shitjen e bukës
-U tha në Opinion

Ish-ambasadori Daum zbulon vështirësitë e shqiptarëve:Qeveria ndaloi shitjen e bukës

14 Korrik, 2025 10:57 pm
Hapi dyert e ambasadës për shqiptarët, Daum: Bëra mëkatin më të madh…
-U tha në Opinion

Hapi dyert e ambasadës për shqiptarët, Daum: Bëra mëkatin më të madh…

14 Korrik, 2025 10:44 pm
Intervista e fundit, ish-ambasadori Daum përshkruan Shqipërinë e viteve ’87
-U tha në Opinion

Intervista e fundit, ish-ambasadori Daum përshkruan Shqipërinë e viteve ’87

14 Korrik, 2025 10:32 pm
Aksident në Elbasan/ Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë
Aktualitet

Aksident në Elbasan/ Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

14 Korrik, 2025 10:05 pm
Virusi i hepatitit A, në mostrat e frutave të ngrira të malit nga Serbia në Gjermani
Aktualitet

Virusi i hepatitit A, në mostrat e frutave të ngrira të malit nga Serbia në Gjermani

14 Korrik, 2025 9:40 pm
Aksioni i IKMT-së në Theth, Rama: Ka filluar Rilindja urbane 2.0!
Kryesore

Aksioni i IKMT-së në Theth, Rama: Ka filluar Rilindja urbane 2.0!

14 Korrik, 2025 9:29 pm
Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në
Bota

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në

14 Korrik, 2025 8:59 pm
Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në dy muajt e fundit në Spanjë
Bota

Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në dy muajt e fundit në Spanjë

14 Korrik, 2025 8:33 pm
Vëllai i Liridona Ademajt dëshmon në Gjykatë
Rajoni

Vëllai i Liridona Ademajt dëshmon në Gjykatë

14 Korrik, 2025 8:09 pm
Shkodër/ Japin dorëheqje drejtuesit e njësive administrative
Aktualitet

Shkodër/ Japin dorëheqje drejtuesit e njësive administrative

14 Korrik, 2025 7:40 pm
Para
Drejtësia/ Ambasadori Doland Lu, takime me disa deputetë të PD-së

Drejtësia/ Ambasadori Doland Lu, takime me disa deputetë të PD-së

Foto/ Kjo është kamera që ka filmuar grabitjen në Rinas

Paratë e grabitura në Rinas i përkasin kësaj banke në Shqipëri

Kush janë grabitësit e vërtetë sot në aeroportin e Shqipërisë?

Kush janë grabitësit e vërtetë sot në aeroportin e Shqipërisë?

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Ish-ambasadori Daum zbulon vështirësitë e shqiptarëve:Qeveria ndaloi shitjen e bukës

Ish-ambasadori Daum zbulon vështirësitë e shqiptarëve:Qeveria ndaloi shitjen e bukës
14 Korrik, 2025

Ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum, në intervistën me gazetarin, Blendi Fevziu, në “Opinion” ka risjellë në kujtesën e gjithë...

Lexo më shumë

Hapi dyert e ambasadës për shqiptarët, Daum: Bëra mëkatin më të madh…

Hapi dyert e ambasadës për shqiptarët, Daum: Bëra mëkatin më të madh…
14 Korrik, 2025

Ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum, në intervistën për gazetarin Blendi Fevziu, në “Opinion” ka treguar momentet kur shumë shqiptarë vendosën të...

Lexo më shumë

Intervista e fundit, ish-ambasadori Daum përshkruan Shqipërinë e viteve ’87

Intervista e fundit, ish-ambasadori Daum përshkruan Shqipërinë e viteve ’87
14 Korrik, 2025

Ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum, u nda nga jeta dy ditë më parë, 12 korrik, gjatë një vizite në...

Lexo më shumë

Aksident në Elbasan/ Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

Aksident në Elbasan/ Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë
14 Korrik, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-ish-Metalurgjik. Sipas burimeve, një automjet ka përplasur një person,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com