Një familje shqiptare nga Malisheva është aksidentuar rëndë teksa kthehej për në shtëpi, në një rrugë në Otaci të Kroacisë.
Aksidenti i ka marrë jetën vajzës 15 vjeçare të familjes, ndërsa vajza tjetër, vetëm 6 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Shkak i aksidentit mësohet të ketë qënë sipas “bota.al”, humbja e kontrollit të automjetit prej shpejtësisë së madhe.
Ftamirësisht kanë shpëtuar prindërit dhe djali.