Përfundoi pa gola takimi i javës së 4t mes Laçit dhe Kukësit, i zhvilluar në Laç.
Loja e prodhuar nga dy ekipet la shumë për të dëshiruar pasi rastet për shënim ishin të pakta.
Të vetmet raste të rrezikshme janë shtylla e Dvornekoviç në pjesën e parë dhe pritja e mrekullueshme e Koliqit në pjesën e dytë pas një goditje me kokë nga lojtarët e Laçit.
Pas këtij takimi, Laçi mbetet pa asnjë gol të shënuar duke shkuar në kuotën e 3 pikëve, ndërsa Kukësi numëron 6 pikë pas 4 ndeshjesh, shumë pak për një ekip që kërkon titullin kampion.