Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Krizë? LSI dëgjesa paralele me Veliajn për Sheshin Skënderbej

2016/05/10 at 1:40 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Krizë? LSI dëgjesa paralele me Veliajn për Sheshin Skënderbej

Edhe pse kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj shpalli një plan të tijin për dëgjesa me qytetarët në kuadër të rindërtimit të Sheshit Skënderbej, duket se LSI nuk ëshët e kënaqur nga një gjë e tillë.

Në fakt, këshilltarët e saj në këshillin bashkiak kanë zhvilluar dëgjesën e parë paralele për të njëjtën çështje dhe paralajmëruan se ky është vetëm fillimi i një nisme të tillë.

Edhe pse janë aleatë në qeveri dhe në nivel lokal, një veprim i tillë bën që mazhoranca të ketë pikëpamje dhe veprime të ndryshme për të nëjjtën çështje.

Nuk dihet nëse ky do të jetë një aksion që do të fokusohet vetëm në nivel lokal, apo do të shtrihet edhe në nivelet qendrore të qeverisjes.

Në njoftimin e sotëm Lsi bënte të ditur se Anëtarët e Këshillit Bashkiak të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Këshillin Bashkiak të Tiranës zhvilluan një dëgjesë publike me ekspertë dhe arkitektë për projektin e rindërtimit të sheshit “Skënderbej” në Tiranë.

Duke marrë fjalën gjatë këtij takimi, kryetari i grupit të këshilltarëve të LSI-së në Bashkinë e Tiranës, z. Shezai Rrokaj theksoi se këto dëgjesa janë të rëndësishme për të marrë një vendimmarrje në interes të qytetarëve.

“Sheshi i Tiranës nuk mendojmë se duhet të ketë për promotor zhvillimi makinat. Ka pak hapësirë për të qenë një shesh që u takon qytetarëve të shijojnë zemrën e territorit të një metropoli siç është Tiranë dhe në këtë kuadër ne mbështesim konceptin për tua kthyer sheshin qytetarëve. Ne duam që ky projekt realisht të bëhet i qytetarëve, realisht të realizojë ato elementet të domosdoshme për një shesh të një metropoli. Ne mendojmë që të marrim mendimet e ekspertëve për këtë çështje. Këto ide do të konsultohen me ekspertët. Nëse ata u qëndrojmë apo jo”, – theksoi z. Rrokaj.

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, znj. Brunilda Paskali theksoi se krahas mendimit të ekspertëve të fushës, edhe qytetarët duhet të japin mendimet e tyre që vendimmarrja të jetë në interes të tyre.

“Të japim mendimin tonë se si ne e konceptojmë sheshin, se çfarë duam ne si qytetar në shesh. Sepse jo çdo gjë që mund të shkojë mirë për një arkitekt, mund të shkojë mirë për një qytetar të thjeshtë, që ecën çdo ditë në atë shesh. Do të ketë një stendë në sheshin ‘Skënderbej’ të vendosur ku mendimet e qytetarëve pastaj do kërkohen të reflektohen. Ndoshta këto mendime tuaja unë do të doja që t’i bënim në një dokument dhe grupi i këshilltarëve tanë t’i paraqiste zyrtarisht pranë Bashkisë së Tiranës, Kryetarit dhe grupit që ka punuar me projektin për të dhënë edhe ne mendimet tona. Dhe jam e bindur se si në të gjitha gjërat e tjera që grupi i këshilltarëve të LSI-së ka bërë, edhe ky propozim ka për të qenë me një impakt shumë të mirë për qytetarët”, – tha znj. Paskali.

Drejtoresha e Politikave dhe Edukimit Mjedisor në Bashkinë e Tiranës, znj. Diana Mile theksoi se me ndihmën e arkitektëve dhe ekspertëve të fushës do të bëhet e mundur që sheshi të kthehet në shërbim të qytetarëve.

“Me ndihmën e ekspertëve, arkitektëve dhe urbanistëve, ka të themi një peshë specifike në këtë rast, sepse përveç funksioneve bazë, ose kërkesave të një qytetari në lidhje me atë që ai dëshiron, ta shëtisë ose të kalojë, ta përdorë për utilitetet e ditës, ekspertët e fushës mund të mendojnë diçka përtej kësaj, për ato aktivitete ekstra apo për atë prezantim ekstra që nevojitet të ketë ky shesh”,- tha znj. Diana Mile.

Ndërsa, anëtarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, znj. Eris Xhixho tha se ky do të jetë një tur konsultash me qytetarët për rindërtimin e sheshit “Skënderbej”.

“Unë mendoj që e gjitha kjo dëgjesë, e cila është e para në vijueshmërinë që ne kemi menduar për të bërë me qytetarët dhe na shërben shumë mirë që në momentin që ne të marrim një vendim, apo në diskutimet tona në Këshillin bashkiak të jemi shumë të qartë dhe gjithë këto diskutime që ne bëjmë t’i shtrojmë më pas aty ku do të merren vendimet”, – u shpreh znj. Xhixho.

Gjatë kësaj dëgjese, që do të pasohet nga të tjera, të pranishmit diskutuan në lidhje me projektin e sheshit dhe hodhën idetë e tyre, që u mbajtën shënim nga anëtarët e Këshillit Bashkiak të Tiranës./Mapo

Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
Ngacmoi seksualisht të miturën, në kërkim manjaku i Laprakës

Ngacmoi seksualisht të miturën, në kërkim manjaku i Laprakës

Foto/ Formacioni me yjet që do të mungojnë në Evropian

Foto/ Formacioni me yjet që do të mungojnë në Evropian

E FUNDIT/ Rama dhe Berisha bashkë për 8 Dhjetorin

Nxënësit: “Xhaxhi Edi të rujt Zoti ishallah! Sali Berisha zemër”

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com