Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kriza politike në Serbi: Përleshje në rrugë e në Parlament

2024/11/27 at 10:12 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Kriza politike në Serbi: Përleshje në rrugë e në Parlament

Përleshje në Parlament, protesta në rrugë, përplasje mes qytetarëve dhe shoferëve gjatë përkujtimit të viktimave të tragjedisë në Novi Sad… Kriza politike në Serbi është duke dalë gjithnjë e më shumë jashtë institucioneve.


Pakënaqësia e qytetarëve dhe opozitës kulmoi pas vdekjes së 15 personave nga shembja e strehës së betonit në stacionin hekurudhor në Novi Sad.

Oliver Toshkoviç, profesor në Fakultetin Filozofik në Universitetin e Beogradit, thotë për Radion Evropa e Lirë se të gjitha mënyrat se si njerëzit e pakënaqur mund ta shprehin pakënaqësinë e tyre ose t’i kërkojnë të drejtat e tyre, janë të bllokuara.

“Dhe pastaj ku do të shprehen, veçse në rrugë…”, thotë ai.

Imazhet nga rruga u zhvendosën në Kuvendin e Serbisë.

Në seancën ku do të diskutohej për buxhetin e vitit 2025, opozita serbe priti kryeministrin dhe ministrat me mesazhin: “I keni duart e gjakosura”.

Në këtë mënyrë, ajo shprehu pakënaqësinë e saj që nuk iu pranua kërkesa për të diskutuar besimin në Qeveri.

Përfaqësuesit e Qeverisë dhe të opozitës i ndau sigurimi parlamentar, pasi u rrahën dhe u shtynë gjatë seancës së 25 nëntorit.

Opozita e akuzon Qeverinë e udhëhequr nga Partia Përparimtare Serbe se mban përgjegjësi politike dhe penale për rënien e strehës në stacionin e rinovuar hekurudhor.

Jovan Komshiç, profesor në Universitetin e Novi Sadit, thotë për Radion Evropa e Lirë se strukturat qeveritare të udhëhequra nga Partia Përparimtare Serbe, janë më përgjegjëset për nivelin e tensioneve në shoqëri.

“Refuzimi i mundësisë së dialogut me strukturat opozitare, në vend të rezultatit të dëshiruar për margjinalizim strategjik dhe afatgjatë të opozitës, prodhoi një reagim mbrojtës të segmenteve të ndryshme të opozitës”, thotë Komshiç.

Çfarë ndodhi në rrugë?

Pa përleshje nuk kaloi as aksioni “Ndalu Serbi”, gjatë të cilit qytetarët, më 22 Nëntor, bënë nderimet e tyre për viktimat në Novi Sad, me 15 minuta heshtje në disa qytete të Serbisë.

Për përfaqësuesit e pushtetit, ky veprim ishte “maltretim” i qytetarëve dhe “bullizëm”.

Në rrugë ndodhën disa incidente – në Beograd para ndërtesës së Radio-Televizionit të Serbisë (RTS), pastaj para Fakultetit të Arteve Dramatike dhe në Novi Sad, po ashtu.

Shoferët e zemëruar sulmuan qytetarët që qëndronin në rrugë për t’i nderuar viktimat dhe kërkuan përgjegjësi për vdekjen e tyre.

Gjatë këtyre incidenteve, kishte taksi që u përplasën me qytetarët, pastaj përleshje me grushte mes studentëve, gazetarëve iu morën telefonat nga duart, e disa qytetarë të tjerë dolën në rrugë duke goditur me çadra.

Bllokimit të trafikut iu kundërvunë disa burra me kapele në kokë dhe maska në fytyrë.

Në rrjetet sociale, opozita dhe qytetarët i identifikuan me emër dhe mbiemër disa prej atyre që kundërshtuan aksionin “Ndalu Serbi”. Sipas tyre, ata përfshinin anëtarë të Partisë Përparimtare Serbe dhe punonjës të komunave dhe ndërmarrjeve publike.

Sherr e konflikt verbal kishte edhe më 23 nëntor gjatë një bllokade në lagjen elitare “Beogradi në ujë”. Disa shoferë u përplasën me një grup aktivistësh e qytetarësh që kundërshtojnë shembjen e Urës së Vjetër të Savës.

Javën e kaluar, për tri ditë radhazi, deputetë të Parlamentit të Serbisë dhe ata të Vojvodinës, ashtu si dhe këshilltarë në Kuvendin e Qytetit të Novi Sadit, bllokuan hyrjen e Pallatit të Drejtësisë në Novi Sad, ku gjenden gjykatat dhe prokuroritë.

Ata kërkuan përgjegjësi për shembjen e strehës në stacionin hekurudhor, si dhe lirimin e aktivistëve të arrestuar në protestën e 5 nëntorit, duke pretenduar se policia “arrestoi në mënyrë arbitrare dhe përdori forcë të tepruar”. Policia i hodhi poshtë këto pretendime.

Gjatë protestës para Pallatit të Drejtësisë kishte disa incidente me policinë. Shumica e seancave gjyqësore u shtynë.

Për brutalitetin e policisë e ngritën zërin edhe organizatat joqeveritare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, duke përmendur shembullin e një pensionisti, për të cilin thanë se ka përfunduar në operacion, për shkak të rrahjes në stacion policor.

Policia tha se është duke përcaktuar rrethanat e lëndimit të pensionistit.

Kujt i përshtaten konfliktet?

Politologu Jovan Komshiç vlerëson se strukturave të pushtetit, aktualisht, mund t’u përshtaten skenat e pakënaqësisë, grindjeve, konflikteve dhe dhunës.

Këto skena “transmetohen në mënyrë të kontrolluar, përmes filtrit propagandistik të mediave dhe tabloideve pro regjimit, për të shkaktuar frikë dhe pakënaqësi te shikuesit e manipuluar”, thotë ai.

Duke reaguar ndaj protestave, kryeministri serb, Millosh Vuçeviç, i cilësoi përfaqësuesit e opozitës si “banditë” dhe “ekstremistë që po përpiqen ta marrin pushtetin pa zgjedhje”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i akuzoi deputetët e opozitës për “sjellje të egër” në Kuvend.

Ai tha se “politikanët e papërgjegjshëm nuk e fshehin më dëshirën e tyre për të provokuar një luftë civile në Serbi”.

Psikologu serb, Oliver Toshkoviç, thotë se ka shumë pakënaqësi që janë të natyrshme në çdo shoqëri, porse ato nuk adresohen, por shtypen ose intensifikohen.

“Duke i quajtur tradhtarë njerëzit e pakënaqur, ju i ofendoni hapur dhe zemërimi, me kalimin e kohës, rritet”, thotë ai.

Komshiç thotë se bashkëpunimi për tema të rëndësishme të interesit kombëtar dhe zhvillimit të Serbisë, mungon në politikën e Partisë Përparimtare Serbe.

Sipas tij, edhe balanca e pushtetit është reduktuar në minimum.

Vuçiç, përkundër kritikave ndaj opozitës, në ditën e incidenteve në Kuvend, i ftoi të bisedojnë edhe pushtetarët, edhe opozitën.

Dalja në zgjedhje?

Toshkoviç thotë se mënyra e duhur për ta qetësuar krizën, do të ishte që Qeveria të thoshte “t’i rikthejmë institucionet”.

Sipas tij, zgjedhjet e reja do të ishin rrugëdalja më normale.

“Megjithatë, ato janë të pamundura, sepse askush këtu nuk beson se zgjedhjet janë plotësisht të drejta”, thotë Toshkoviç.

Akuzave të opozitës serbe se zgjedhjet e dhjetorit të kaluar janë manipuluar, Parlamenti Evropian dhe institucionet e tjera iu përgjigjën duke thënë se ato duhet të hetohen.

Autoritetet, ndërkaq, i hodhën poshtë të gjitha akuzat.

Për Komshiç, treguesi i parë i një qasjeje më të përgjegjshme të autoriteteve në Serbi për zgjidhjen e konflikteve në rritje, do të ishte heqja e perdes së fshehtësisë nga të gjitha kontratat që janë bërë.

Kjo është edhe një nga kërkesat e protestuesve, pas rënies së strehës në Novi Sad.

Kontrata për rinovimin e ndërtesës së stacionit që shteti serb ka lidhur me dy kompani kineze, nuk është e disponueshme për publikun.

Trembëdhjetë persona janë në paraburgim në kuadër të hetimeve për shembjen e strehës më 1 nëntor. Në mesin e tyre është edhe Goran Vesiç, ish-ministri i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës i Serbisë./REL



Ju sugjerojmë

Macron optimist për negociatat: Shqipëria e ka vendin në BE!
Aktualitet

Macron optimist për negociatat: Shqipëria e ka vendin në BE!

17 Maj, 2025 10:36 am
Dialogu Kosovë-Serbi, Macron: Shpresoj që bisedimet të rinisin javën e ardhshme
Aktualitet

Dialogu Kosovë-Serbi, Macron: Shpresoj që bisedimet të rinisin javën e ardhshme

17 Maj, 2025 10:29 am
‘Cinizmi i Presidentit Putin’/ Macron: Duhet vënë presion mbi Rusinë
Aktualitet

‘Cinizmi i Presidentit Putin’/ Macron: Duhet vënë presion mbi Rusinë

17 Maj, 2025 10:21 am
Macron uron Ramën për mandatin e 4: Vijojmë me projektet ambicioze
Aktualitet

Macron uron Ramën për mandatin e 4: Vijojmë me projektet ambicioze

17 Maj, 2025 10:09 am
Hekurudha Durrës-Prishtinë, Rama: Franca do të përfshihet në ndërtimin e saj
Aktualitet

Hekurudha Durrës-Prishtinë, Rama: Franca do të përfshihet në ndërtimin e saj

17 Maj, 2025 9:58 am
Rama me Macron: Privilegj që Shqipëria mikpriti komunitetin politik europian  
Aktualitet

Rama me Macron: Privilegj që Shqipëria mikpriti komunitetin politik europian  

17 Maj, 2025 9:47 am
Zgjedhjet e 11 majit/ Nis numërimi i votave të Greqisë
Kryesore

Zgjedhjet e 11 majit/ Nis numërimi i votave të Greqisë

17 Maj, 2025 9:30 am
Video/Vizita zyrtare në Tiranë, Rama pret Presidentin Macron në Kryeministri
Aktualitet

Video/Vizita zyrtare në Tiranë, Rama pret Presidentin Macron në Kryeministri

17 Maj, 2025 9:18 am
Dështimi i bisedimeve në Stamboll/ Armëpushimi në Ukrainë nuk duket në horizont
Bota

Dështimi i bisedimeve në Stamboll/ Armëpushimi në Ukrainë nuk duket në horizont

17 Maj, 2025 9:07 am
Kancelari gjerman Merz për herë të parë në samit europian
Aktualitet

Kancelari gjerman Merz për herë të parë në samit europian

17 Maj, 2025 8:54 am
Para
Trump emëron gjeneralin në pension Kellogg si të dërguar special për krizën Rusi-Ukrainë

Trump emëron gjeneralin në pension Kellogg si të dërguar special për krizën Rusi-Ukrainë

Rusia: Gati për të bashkëpunuar me talebanët

Rusia: Gati për të bashkëpunuar me talebanët

“Më i rëndësishëm në arrest shtëpie”, Baton Haxhiu për Berishën: Punon për Edi Ramën…

“Më i rëndësishëm në arrest shtëpie”, Baton Haxhiu për Berishën: Punon për Edi Ramën…
















TE FUNDIT

Macron optimist për negociatat: Shqipëria e ka vendin në BE!

Macron optimist për negociatat: Shqipëria e ka vendin në BE!
17 Maj, 2025

Presidenti i Francës Emmanuel Macron u shpreh mjaft optimist në konferencën e sotme me kryeministrin Edi Rama, sa i takon...

Lexo më shumë

Dialogu Kosovë-Serbi, Macron: Shpresoj që bisedimet të rinisin javën e ardhshme

Dialogu Kosovë-Serbi, Macron: Shpresoj që bisedimet të rinisin javën e ardhshme
17 Maj, 2025

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë një konference për shtyp të mbajtur nga Tirana ka komentuar mbi dialogun mes Kosovës...

Lexo më shumë

‘Cinizmi i Presidentit Putin’/ Macron: Duhet vënë presion mbi Rusinë

‘Cinizmi i Presidentit Putin’/ Macron: Duhet vënë presion mbi Rusinë
17 Maj, 2025

“Jemi krah Ukrainës që ditën e parë”, ritheksoi Presidenti i Francës edhe në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama...

Lexo më shumë

Macron uron Ramën për mandatin e 4: Vijojmë me projektet ambicioze

Macron uron Ramën për mandatin e 4: Vijojmë me projektet ambicioze
17 Maj, 2025

Presidenti francez Emmanuel Macron falenderoi kryeministrin e vendit Edi Rama për pritjen dje dhe sot. Në konferencën e përbashkët ai...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com