Ish-deputeti i PD, Aldo Bumçi, është shprehur se opozita është e vendosur që të vazhdojë aksionin e saj kundër qeverisë “Rama”.
Bumçi theksoi se shkaktar i krizës politike në vend është kryeministri Edi Rama, dhe se për këtë arsye ai duhet të largohet.
Ish-deputeti i PD, deklaroi se publikimi i dy raporteve të fundit të DASH tregon që ndërkombëtarët po lëvizin në drejtim të opozitës shqiptare.
“Absolutisht shkaktari i krizës do të largohet. Ne do të donim të ishte larguar, do kërkojë pak më shumë kohë, por asgjë nuk vjen pa mund dhe durim. Ne do të donim që kriza të zgjidhej për 3 muaj, do kërkojë 5 muaj, 6 muaj. Ne nuk do ndryshojmë nga kursi jonë, njerëzit tregojnë që janë aty. Ndërkombëtarët po lëvizin në drejtim të opozitës shqiptare. T’ju them zërat pro nesh. Kemi DASH që në dy raporte brenda këtij viti, ka nxjerrë dy raportet më kritike për Shqipërinë. I pari në fillim të vitit në shkurt për trafikun e drogës dhe pastrimit të të ardhurave dhe ai djeshmi për klimën e biznesit. Dy raporte me kritike nuk ka pasur kurrë. Ne i ndajmë këto raporte”,-tha Bumçi./ Opinion.al E.Xh.