Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kriza në Shqipëri, vjen zyrtari i lartë amerikan

2017/05/09 at 3:49 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kriza në Shqipëri, vjen zyrtari i lartë amerikan

Javën e ardhshme dhe konkretisht më 15 Maj vjen në Tiranë Zëvendës ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Çështjet evropiane dhe euro-aziatike, Hoyt Brian Yee. Ai do të zhvillojë takime me liderët kryesorë politikë, në përpjekjen për arritjen e një marrëveshjeje mes opozitës dhe mazhorancës.

Vizita e tij vjen menjëherë pas protetës që demokratët kanë thirrur më 13 maj në Tiranë. Zyrtari i lartë amerikan do të tentojë për të zgjidhur krizën politike.

Javën që shkoi aktiv në këtë drejtim ka qenë ambasadori amerikan Donald Lu, ndërsa as europianët nuk i reshtën përpjekjet e tyre.

Megjithatë takimet e Edi Ramës dhe Lulim Bashës për një marrëveshje politike për krizën në vend deri tani kanë dështuar, pasi Basha nuk tërhiqet nga qeveria teknike dhe shtyrja e zgjedhjeve, sikundër Rama nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen dhe as të shtyjë datën e zgjedhjeve.

Gjithçka e ofruar në tavolinë është konsideruar e pamjaftueshme nga opozita për zgjedhje të lira e të ndershme, ndërkohë që kryeministri u shpreh se dhe koha e paketës Mekalister e 25 prillit ka kaluar.

Ndërkohë këtë javë do të jetë në Tiranë një grup kongresmenësh amerikanë. Ardhja e tyre u paralajmërua disa ditë më parë nga kryrepublikani Fatmir Mediu pas vizitës që ai pati në SHBA.

“Amerikan Spektaktor” shkruan se delegacioni prej 15 vetash do të hetojë për dhjetë ditë për rolin që diplomatët amerikanë po luajnë në vendet ballkanike të përfshira në kriza politike.

Sipas revistës me orientim konservator, kongresmenët do të hetojnë se në cilat vende ambasadorët amerikanë vijojnë të zbatojnë ato që ajo i quan politika të dështuara të administratës së ish-presidentit Obama, të mbështetura në terren, fuqishëm nga fondacionet e miliarderit Xhorxh Soros.

Revista shkruan se këto politika ndërhyjnë më shumë se ç’duhet në punët e brendshme të vendeve ballkanike dhe kjo ka shkaktuar kriza politike. /Abcnews

Ju sugjerojmë

Sulmet ruse ndaj Evropës – agjentë, sabotime, vrasje…
Bota

Sulmet ruse ndaj Evropës – agjentë, sabotime, vrasje…

9 Qershor, 2025 8:57 am
VIDEO/ Rama: Me ëmbëlsinë e freskët të Pogradecit, ju uroj një javë të mbarë
Kryesore

VIDEO/ Rama: Me ëmbëlsinë e freskët të Pogradecit, ju uroj një javë të mbarë

9 Qershor, 2025 8:49 am
Vijojnë trazirat në Los Angeles, policia urdhëron protestuesit të largohen
Bota

Vijojnë trazirat në Los Angeles, policia urdhëron protestuesit të largohen

9 Qershor, 2025 8:39 am
Trump: Putini “po shkatërron Rusinë” duke mos arritur një marrëveshje për përfundimin e luftës me Kievin
Bota

Në fuqi vendimi i Trump/ Ndalohet hyrja në SHBA e shtetasve nga 12 vende të botës

9 Qershor, 2025 8:35 am
Kosovë/ Deputetët dështojnë për herë të 14-të ta konstituojnë Kuvendin
Kryesore

Ngërçi në Kosovë/ Sot tentativa e 29-të për konstituimin e Kuvendit

9 Qershor, 2025 8:24 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 9 Qershor 2025

9 Qershor, 2025 8:18 am
Parashikimi i horoskopit për sot, 5 janar 2025
Aktualitet

Horoskopi për sot, 9 Qershor 2025

9 Qershor, 2025 8:13 am
Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
Para
A po i drejtohet politika shqiptare katarsisit?

A po i drejtohet politika shqiptare katarsisit?

Ka kryer dy vrasje, shqiptari refuzon ekstradimin nga Britania

Ka kryer dy vrasje, shqiptari refuzon ekstradimin nga Britania

Përgjimet/ Greku flet në prokurori: Kam ardhur 24 herë në Shqipëri. Ja për çfarë sherben pajisja

Përgjimet/ Greku flet në prokurori: Kam ardhur 24 herë në Shqipëri. Ja për çfarë sherben pajisja

TE FUNDIT

Sulmet ruse ndaj Evropës – agjentë, sabotime, vrasje…

Sulmet ruse ndaj Evropës – agjentë, sabotime, vrasje…
9 Qershor, 2025

Studiuesit holandezë kanë mbledhur të dhëna mbi më shumë se 40 operacione të inteligjencës ruse në Evropë në vitin 2024....

Lexo më shumë

VIDEO/ Rama: Me ëmbëlsinë e freskët të Pogradecit, ju uroj një javë të mbarë

VIDEO/ Rama: Me ëmbëlsinë e freskët të Pogradecit, ju uroj një javë të mbarë
9 Qershor, 2025

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ndan pamje nga qyteti i Pogradecit. Në video, shfaqen pikat turistike...

Lexo më shumë

Vijojnë trazirat në Los Angeles, policia urdhëron protestuesit të largohen

Vijojnë trazirat në Los Angeles, policia urdhëron protestuesit të largohen
9 Qershor, 2025

Në Los Angeles, protestat janë ndezur përsëri ndërsa demonstruesit kundër bastisjeve të emigracionit përballen me forcat e rendit për të...

Lexo më shumë

Në fuqi vendimi i Trump/ Ndalohet hyrja në SHBA e shtetasve nga 12 vende të botës

Trump: Putini “po shkatërron Rusinë” duke mos arritur një marrëveshje për përfundimin e luftës me Kievin
9 Qershor, 2025

Ka hyrë në fuqi që nga mëngjesi i sotëm ndalimi i hyrjes në Shtetet e Bashkuara për shtetasit e 12...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com