Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kriza/ Meta flet për pazare por pa emra. Koment ironik për rrezikun rus

2019/03/18 at 1:19 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kriza/ Meta flet për pazare por pa emra. Koment ironik për rrezikun rus

Ilir Meta nuk do të negociojë një tryezë dialogu mes palëve politike, në lidhje me krizën. Të paktën kjo u kuptua nga deklarata e kreut të Shtetit, në një prononcim për gazetarët.


Kritika presidenti pati dhe për qeverinë, për të cilën tha se nuk duhet të fshihet pas ndërkombëtarëve por kriza sipas tij duhet të zgjidhet me dialog dhe transparencë.

Po ashtu ai përmendi dhe pazaret duke përfshirë këtu “edhe ndonjë ndërkombëtar”, por pa përmendur emra. Me ironi, kreu i shtetit shqiptar u përgjigj dhe për rrezikun rus, teksa bëri një krahasim me “rrezikun anglo-amerikan” gjatë komunizmit.

***
A jeni i gatshëm për të iniciuar dialogun mes palëve dhe si e vlerësoni dhunën e ushtruar ndaj protestuesve?

Presidenti Meta: Tema që sapo pata kënaqësinë të merrja pjesë me Monsinjor Vincenzo Paglia-n ishte për të promovuar kulturën e dashurisë dhe kundër kulturës së mënjanimit. Besoj që kjo është e vlefshme edhe për temën më të mprehtë për të cilën ju më pyesni.

Zoti Meta, a do të ndërmerrni një iniciativë për një tryezë të përbashkët?

Presidenti Meta: Dua t’ju siguroj ju dhe të gjithë shqiptarët se Presidenti ka bërë të gjitha veprimet e tij prej kohësh për të evituar këtë krizë serioze, jo vetëm politike, kushtetuese, institucionale por tashmë edhe përfaqësimi. Është për të ardhur keq që palët kanë nxituar dhe nxitojnë për ta thelluar këtë krizë, por përsëri është detyra ime të bëj thirrje për reflektim nga të gjithë, sepse duhet të shikojmë interesin e vendit dhe të qytetarëve tanë të cilët kërkojnë normalitet, por njëkohësisht dhe të vazhdojmë të shtojmë kontributin e Shqipërisë si faktor stabiliteti në këtë rajon ende me sfida të rëndësishme. Kjo situatë e brendshme nuk na ndihmon në këtë drejtim.

A keni një koment mbi qëndrimin e ndërkombëtarëve?

Presidenti Meta: Mendoj se klasa politike shqiptare duhet të marrë përgjegjësitë e saj dhe nuk duhet të fshihet pas asnjë ndërkombëtari, siç ka ndodhur deri tani dhe çështjet duhet të zgjidhen me dialog në mënyrë transparente, në mënyrë parimore, larg pazareve dhe keqpërdorimeve qoftë edhe të ndonjë ndërkombëtari.

Zoti President, a ju ka mbërritur raporti i SHISH, që flet për një rrezik të influencës ruse të Shqipëri?

Presidenti Meta: Ne jemi të ndërgjegjshëm për ndikimet shpesh toksike për fat të keq të Rusisë në rajonin tonë, por nuk besoj se ky është një problem në rastin e Shqipërisë. Ne do të donim që Rusia të respektojë zgjedhjen e të gjithë popujve të rajonit për t’u integruar në Bashkimin Europian dhe në NATO, por është e drejta e saj të reagojë ndryshe. Gjithsesi, nuk duhet ta katandisim rrezikun rus si rrezikun anglo-amerikan në periudhën e të kaluarës për të fshehur shkaqet e vërteta të kësaj krize kushtetuese, politike, morale përfaqësimi, të cilat janë të krijuara nga ne dhe kërkojnë reflektim nga të gjithë. Faleminderit!/Opinion.al

Etiketa: ilir Meta


Ju sugjerojmë

Broja luan titullar, por nuk lë shenjë në Kupën e Ligës
Sport

Broja luan titullar, por nuk lë shenjë në Kupën e Ligës

24 Shtator, 2025 9:28 am
Lufta në Gaza/ Izraeli rrezikon përjashtimin nga UEFA
Bota

Lufta në Gaza/ Izraeli rrezikon përjashtimin nga UEFA

24 Shtator, 2025 8:57 am
“Plazhi i Ksamilit i dhunuar”, Rama: Nuk mund të jetë më pre e injorantëve
Aktualitet

Kantieri i gjimnazit të ri, Rama: Një investim që do të mirëpresë mbi 800 nxënës

24 Shtator, 2025 8:28 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 24 shtator 2025

24 Shtator, 2025 7:33 am
Abilekaj: Veliaj kishte krijuar një pol të pavarur pushteti nga Rama
-U tha në Opinion

Abilekaj: Veliaj kishte krijuar një pol të pavarur pushteti nga Rama

23 Shtator, 2025 11:06 pm
Shkarkimi i Veliajt, Abilekaj: Anëtarët e Këshillit Bashkiak të PS, grup “Diellash”
-U tha në Opinion

Shkarkimi i Veliajt, Abilekaj: Anëtarët e Këshillit Bashkiak të PS, grup “Diellash”

23 Shtator, 2025 10:55 pm
Haxhiu: Veliaj po projekton veten si një lloj lideri në të ardhmen
-U tha në Opinion

Haxhiu: Veliaj po projekton veten si një lloj lideri në të ardhmen

23 Shtator, 2025 10:31 pm
Elon Musk parashikon krizën e ardhshme globale
Bota

Elon Musk parashikon krizën e ardhshme globale

23 Shtator, 2025 10:04 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump: NATO duhet t’i rrëzojnë avionët rusë nëse shkelin hapësirën ajrore

23 Shtator, 2025 9:34 pm
VIDEO/Policia e ndaloi sepse po kalonte eskorta e Trump,Macron telefonon presidentin
Bota

VIDEO/Policia e ndaloi sepse po kalonte eskorta e Trump,Macron telefonon presidentin

23 Shtator, 2025 8:56 pm
Para
Sulmi në xhamitë e Zelandës, ISIS kërcënon: Po vjen përgjigja

Sulmi në xhamitë e Zelandës, ISIS kërcënon: Po vjen përgjigja

Gjykata pranon kërkesën e Izet Haxhisë, rihapet dosja Hajdari

Gjykata pranon kërkesën e Izet Haxhisë, rihapet dosja Hajdari

Gazetari italian: Shqipëria, narkoshtet. 45% e ekonomisë vjen nga droga

Gazetari italian: Shqipëria, narkoshtet. 45% e ekonomisë vjen nga droga
















TE FUNDIT

Broja luan titullar, por nuk lë shenjë në Kupën e Ligës

Broja luan titullar, por nuk lë shenjë në Kupën e Ligës
24 Shtator, 2025

Armando Broja luajti titullar mbrëmjen e së martës në ndeshjen e Kupës së Ligës angleze ndaj Cardiff, por nuk la...

Lexo më shumë

Lufta në Gaza/ Izraeli rrezikon përjashtimin nga UEFA

Lufta në Gaza/ Izraeli rrezikon përjashtimin nga UEFA
24 Shtator, 2025

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të mblidhet sot për të vendosur nëse Izraeli do të lejohet të vazhdojë pjesëmarrjen në garat...

Lexo më shumë

Kantieri i gjimnazit të ri, Rama: Një investim që do të mirëpresë mbi 800 nxënës

“Plazhi i Ksamilit i dhunuar”, Rama: Nuk mund të jetë më pre e injorantëve
24 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet që po zhvillohen në kantierin e gjimnazit të ri “Sulejman Elezi” në...

Lexo më shumë

Horoskopi, 24 shtator 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
24 Shtator, 2025

DASHI Energjia juaj është rikthyer. Ka shkëndija të vogla në dashuri, veçanërisht nëse jeni beqar: mund të takoni dikë që...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com