Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kriza e refugjatëve në Greqi, Gjermania vendos të marrë një pjesë të tyre

2020/03/09 at 4:42 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kriza e refugjatëve në Greqi, Gjermania vendos të marrë një pjesë të tyre

Gjermania do të pranojë një “pjesë proporcionale” deri në 1.500 fëmijë veçanërisht në nevojë, të cilët kanë ngecur si refugjatë në kampet e mbipopulluara greke. Për këtë ranë dakord nga anëtarët e komisionit të koalicionit, d.m.th. drejtuesit e partive në pushtet CDU, CSU dhe SPD, si dhe personalitete kryesore të qeverisë dhe landeve federale. Qeveria gjermane është fokusuar te një “koalicion i të vullnetshmëve”, të cilin po përpiqet ta krijojë aktualisht në nivel evropian. Së bashku me shtete të tjera të BE, të cilët janë treguar vullnetarisht të gatshëm për këtë, Gjermania dëshiron të organizojë pranimin e këtyre fëmijëve. Disa ditë më parë, një hap që shkonte edhe më tej i opozitës së Të Gjelbërve dështoi në Bundestag.

Kë ndihmon Gjermania

Në vendim flitet për rreth një mijë deri 1.500 të mitur në kampet e mbingarkuara pa shpresë të Ishujve të Egjeut. Fjala është për fëmijë të pashoqëruar nën moshën 14 vjeç dhe për të mitur më të mëdhenj në moshë, të cilët kanë nevojë urgjente për ndihmë mjekësore për shkak të sëmundjeve serioze. Shumica e tyre janë vajza, thuhet në vendimin e komisionit të koalicionit.

Veç kësaj, Komisioni e siguron Greqinë për “mbështetjen dhe solidaritetin” e Gjermanisë për furnizimin e refugjatëve që vijnë dhe për mbrojtjen e kufirit të jashtëm të BE. Që kur Turqia e anuloi faktikisht pjesën e saj të Marrëveshjes së refugjatëve me BE-në dhe solli në rajonin kufitar njerëz, në kufirin tokësor turko-grek, por edhe në ishujt grekë të Egjeut para brigjeve të Turqisë po zhvillohen skena dramatike. Forcat greke të sigurisë përdorin vazhdimisht gaz lotsjellës dhe herë pas here madje edhe municion luftarak për të parandaluar kalimin në anën greke të refugjatëve dhe migrantëve. Ndihmës të refugjatëve kritikojnë prej kohësh situatën shpërthyese humanitare, veçanërisht në ishujt grekë.

Erdogani shkon në Bruksel

Në Marrëveshjen e Refugjatëve, të lidhur në vitin 2016, Turqia mori përsipër të parandalojë që refugjatët që udhëtojnë drejt Evropës të vazhdojnë udhëtimin e tyre dhe t’i pranojnë ata duke respektuar dinjitetin e tyre – me shpenzime të BE. Turqia ka kohë që e akuzon Brukselin se nuk i ka mbajtur premtimet e tij. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan sipas planit zhvillon sot në Bruksel bisedime me Presidentin e Këshillit të BE Charles Michel dhe Presidenten e Komisionit Ursula von der Leyen. Përveç temës së refugjatëve, bisedimet do të fokusohen edhe në situatën në provincën veriore siriane të Idlibit, në të cilën ushtarët turq përballen me trupat e pushtetmbajtësit Bashar al-Asad në një konflikt ushtarak. Për shkak të përshkallëzimit të situatës në Idlib, së fundmi prej andej janë larguar qindra mijëra vetë. / DW

Ju sugjerojmë

Studimi/ Truri i njeriut nuk arrin pjekurinë deri në moshën 32-vjeçare
Life Style

Studimi/ Truri i njeriut nuk arrin pjekurinë deri në moshën 32-vjeçare

26 Nëntor, 2025 12:28 pm
Ish-shefi i Rrugores Roven Zeka shkon në SPAK
Aktualitet

Ish-shefi i Rrugores Roven Zeka shkon në SPAK

26 Nëntor, 2025 11:42 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Abuzoi seksualisht me një 18-vjeçare, pranga autorit në Shijak

26 Nëntor, 2025 10:31 am
GJKKO rrëzon kërkesën e gjyqtares Irena Gjoka
Aktualitet

GJKKO rrëzon kërkesën e gjyqtares Irena Gjoka

26 Nëntor, 2025 10:23 am
Plagosi me thikë 15-vjeçarin në Durrës, arrestohet i mituri
Kronikë

Plagosi me thikë 15-vjeçarin në Durrës, arrestohet i mituri

26 Nëntor, 2025 10:14 am
Rusia refuzon planin e ri me 19 pika, kërkon zbatimin e dokumentit fillestar me 28
Bota

Rusia refuzon planin e ri me 19 pika, kërkon zbatimin e dokumentit fillestar me 28

26 Nëntor, 2025 9:55 am
Ndërron jetë këngëtari i njohur Shpat Kasapi
Kryesore

Ndërron jetë këngëtari i njohur Shpat Kasapi

26 Nëntor, 2025 9:50 am
Rikthehen reshjet e shiut, përmbytje rrugësh në disa lagje në Lezhë
Aktualitet

Rikthehen reshjet e shiut, përmbytje rrugësh në disa lagje në Lezhë

26 Nëntor, 2025 8:34 am
Beci “rihap” dosjen e Erzen Ukës: Simpatizant i organizatave terroriste
-U tha në Opinion

Beci “rihap” dosjen e Erzen Ukës: Simpatizant i organizatave terroriste

25 Nëntor, 2025 10:59 pm
“Non grata” nga Greqia, Hoxha: Dyshoj se ka të bëjë me Belerin, shteti të ndërhyjë
-U tha në Opinion

“Non grata” nga Greqia, Hoxha: Dyshoj se ka të bëjë me Belerin, shteti të ndërhyjë

25 Nëntor, 2025 10:37 pm
Para
“Amerika, vendi i parë që furnizon botën me armë”

"Amerika, vendi i parë që furnizon botën me armë"

Basha tregon vendimin tjetër që duhet marrë pas mbylljes së shkollave

Basha tregon vendimin tjetër që duhet marrë pas mbylljes së shkollave

Mjeku: Virusi do të vritet në më shumë se 26 gradë celsius

Koronavirusi/ Arabia Saudite paralajmëron gjoba mbi 100 mijë dollarë

TE FUNDIT

Studimi/ Truri i njeriut nuk arrin pjekurinë deri në moshën 32-vjeçare

Studimi/ Truri i njeriut nuk arrin pjekurinë deri në moshën 32-vjeçare
26 Nëntor, 2025

Sipas një studimi gjithëpërfshirës të Kembrixhit që hartëzoi lidhjet nervore të 3.802 personave, truri i njeriut kalon përmes pesë “epokave”...

Lexo më shumë

Ish-shefi i Rrugores Roven Zeka shkon në SPAK

Ish-shefi i Rrugores Roven Zeka shkon në SPAK
26 Nëntor, 2025

Gjykata e Posaçme zhvillon sot shqyrtimin paraprak të dosjes ndaj Roven Zekës, ish-shefit të Rrugores Tiranë, të akuzuar për "korrupsion"....

Lexo më shumë

Abuzoi seksualisht me një 18-vjeçare, pranga autorit në Shijak

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
26 Nëntor, 2025

Kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me një 18-vjeçare, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar. Sekuestrohen një armë gjahu...

Lexo më shumë

GJKKO rrëzon kërkesën e gjyqtares Irena Gjoka

GJKKO rrëzon kërkesën e gjyqtares Irena Gjoka
26 Nëntor, 2025

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e gjyqtares Irena Gjoka për dorëheqje nga shqyrtimi i çështjes penale ndaj ish ministrit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com