Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kritika nga BE e SHBA pas mbylljes së zyrave paralele serbe

2025/02/25 at 12:23 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kritika nga BE e SHBA pas mbylljes së zyrave paralele serbe

Autoritetet ndërkombëtare thonë se mbyllja e zyrave që ofrojnë shërbime sociale në veri pa marrëveshje paraprake dhe alternativa, ndikon negativisht në jetën e përditshme të serbëve të Kosovës.


Autoritetet ndërkombëtare më me ndikim në Kosovë kanë kritikuar njëzëri qeverinë e Kosovës pas mbylljes së disa zyrave për punë sociale në veri të Kosovës të banuar me shumicë serbe. Këto zyra menaxhohen nga Serbia.

Tri ditë më parë me urdhër të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, policia bastisi dhe mbylli zyrat e katër qendrave për punë sociale, të cilat sipas policisë, “operonin ilegalisht në veri”.

Për më tepër, policia tha se zyrtarë të këtyre qendrave, dyshohet se kanë telefonuar qytetarë dhe nën formën e kërcënimit, i kanë detyruar apo udhëzuar se si të votojnë duke i kushtëzuar ndihmat sociale me votën e tyre në favor të një partie politike, e cila ishte në garë për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë.

Reagime nga BE dhe Gjermania

Ndikimin e Serbisë në zgjedhjet në Kosovë e bëri tëditur edhe drejtuesja e misionit të BE-së për monitorimin e zgjedhjeve në Kosovë, Nathalie Loiseau. “Serbia ka ndërhyrë në zgjedhje përmes trysnisë ndaj votuesve serbë në Kosovë”, tha ajo. Megjithatë Bashkimi Evropian i bëri thirrje Kosovës që të mos i mbyllë zyrat për punë sociale, “dhe që për statusin e tyre të diskutohet në dialogun Kosovë-Serbi”,  që ndërmjetësohet nga blloku evropian.

Gjermania nga ana e saj, është deklaruar se strukturat paralele të Serbisë që operojnë në Kosovë mund të mbyllen, por, është deklaruar kundër mbylljes së institucioneve që ofrojnë shërbime në fushën e shëndetësisë, arsimit dhe ato zyra që ofrojnë shërbime bazike sociale.

”Siç është thënë edhe më parë, Ambasada Gjermane është dakord që strukturat paralele duhet të ndërpriten, por institucionet në fushën e shëndetësisë, arsimit dhe ato që ofrojnë shërbime sociale bazë, nuk duhet të mbyllen në këtë mënyrë. Mbyllja e strukturave të tilla ekzistuese pa marrëveshje paraprake dhe pa  alternativa, mund të ndikojë negativisht në jetën e përditshme të serbëve të Kosovës dhe komuniteteve të tjera”, ka thënë zëdhënësi i ambasadës gjermane në Kosovë, Christian Böttcher.

SHBA: Veprime që ndikojnë negativisht

Ambasada amerikane në Kosovë është shprehur e shqetësuar për “mbylljen e papritur edhe të pakoordinuar të Qendrave për punë sociale”, të drejtuara nga Serbia në pjesën veriore të Kosovës. “Këto dhe veprime të ngjashme ndikojnë negativisht te mijëra qytetarë të Kosovës dhe rrezikojnë krijimin e pasojave të dëmshme për të ardhmen e Kosovës në Evropë dhe për marrëdhëniet tona bilaterale”, thuhet në një reagim të Ambasadës të publikuar në platformën X.

Reagim pati edhe nga zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë. Drejtuesi i kësaj zyre, Petar Petkoviq, që është edhe kryenegociator i Serbisë në dialog me Kosovën, aksionin e policisë në veri e cilësoi siç tha, “veprim përshkallëzues, me të cilin, Kurti ka goditur drejtpërdrejt kategoritë më të ndjeshme dhe më të rrezikuara të serbëve në Kosovë”. Sipas tij, “janë 9 mijë përfitues të ndihmës sociale, shtesave për fëmijë dhe ndihmë tjetër që kanë marrë shërbime në këto objekte”.

Zyrat e Serbisë në Kosovë

Pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë marrin të ardhura të ndryshme nga buxheti i Serbisë, si paga, pensione, ndihmë sociale, dhe shtesa për fëmijë. Autoritetet e Kosovës edhe më herët kanë mbyllur institucione të ndryshme paralele të Serbisë në Kosovë, me arsyen se funksionimi i tyre është i paligjshëm. Por këto veprime janë kundërshtuar nga autoritetet ndërkombëtare, të cilat vazhdimisht i kërkojnë qeverisë së Kosovës që të koordinohet me autoritetet ndërkombëtare për çdo veprim në veri  të banuar me shumicë serbe.

Dy vjet më parë BE vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës duke e akuzuar drejtpërdrejt qeverinë e Kosovës për tensione në veri. Masat ndëshkuese ishin ngrirja e disa fondeve për Kosovën dhe pezullimi i vizitave të nivelit të lartë. Por, pavarësisht këtyre masave, qeveria Kurti nuk hoqi dorë nga veprimet në veri, ndërkohë që i cilësoi si të padrejta masat e BE-së, duke thënë se “nuk mund të bëjë kompromise me sundimin e ligjit dhe kushtetutshmërinë e vendit”.  Parlamenti Evropian u bëri thirrje strukturave të Këshillit Evropian që t’i heq masat ndaj Kosovës. Në një dokument të raportuesit për Kosovën Riho Terras, “këto masa nuk janë më të arsyeshme dhe janë në kontradiktë me përkushtimin e dëshmuar të Kosovës ndaj vlerave evropiane dhe me përshtatjen e saj me politikat e BE-së”./DW



Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Gazment Bardhi i përgjigjet Edi Ramës: Ja 7 pyetjet që mbetën pa përgjigje

Bardhi i përgjigjet Ramës: Gjasat janë që nuk ke kuptuar asgjë, këtë periudhë je pak i rënduar psikologjikisht!

“Më mban prej dy javësh në burg me porosi të Sali fundërrinës”/ Veliaj nga qelia: Duhet t’i jap llogari Nesti Kafkës për ata që s’i njoh

“Më mban prej dy javësh në burg me porosi të Sali fundërrinës”/ Veliaj nga qelia: Duhet t’i jap llogari Nesti Kafkës për ata që s’i njoh

Arrestimi i ish-drejtorit të RTSH, Thoma Gëllçi/ Avokati: Gjykata e Strasburgut e ka konsideruar si të paligjshëm!

Arrestimi i ish-drejtorit të RTSH, Thoma Gëllçi/ Avokati: Gjykata e Strasburgut e ka konsideruar si të paligjshëm!
















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com