TIRANË- Besimtarët kalotike kremtojne këtë vit Lindjen e Krishtit pa bariun e kishës, Imzot Rrok Mirditen i cili u ndaj nga jeta rreth një muaj më parë. Burime të sigurta të Opinion.al në kishën katolike thanë se meshën e madhe të Krishlindjes, mesnatën e sotme 00:00 në katedralen e Shën Palit do ta drejtojë Monsinjor George Frendo.
Ai u zgjodh nga Këshilli i Konsultorëve i Arkidioqezës Tiranë – Durrës si Administrator Dioqezan të Selisë Vakante të Diqoezës pas kalimit në amshim të Imzot Rrok Mirditës. Administratori dioqezan udhëheq Dioqezën deri në emërimin e Arqipshkëvit të ri nga Ati i Shenjtë.