Pedagogia Erenestina Halili ka kujtuar me anë të një poezi të birin e saj, Kejdin, i cili u nda nga jeta para kohe.
Këto janë krishtlindjet e para në familjen Halili pa djalin e tyre, i cili humbi jetën në një aksident në Tiranë, së bashku me shokun e tij, Ergi Dinin.
Poezia e Erenestinës:
Tri herë 21!
Bir,
Natë Kshnellash âsht knej
E paqën vnue e kam n’mjedis flak’s qirit tand.
Bir,
zhgjetën e dek’s e pave ti,
barr’n e kryqit lânë ke n’nânë,
t’rândë,
t’rândë,
t’rândë.
N’muj’n e shenjtve, bash 21,
nimrue dy herë, n’vit e ditë,
Ora jote t’u avit, paj n’21.00.
Heu bir,
21,21,21,
bash n’at ditë…
Zgjetën e dek’s e pave ti,
Barr’n e kryqit lânë ke n’nânë,
t’rândë.
T’rândë!
Kah shkruej g’zimet tueja,
e k’ndue rruzar’t e lag’ta,
prej gulçit tând,
Bir,
kqyra se dy dhe nja, Trininë bâjnë ..!