Dy gjendje krejt të ndryshme pritet të dominojnë motin në Itali gjatë një periudhe të shkurtër : Krishtlindje të ngrohta dhe fillim viti me dëborë.
Sipas Ilmeteo.it java e Krishtlindjeve nuk do të preket nga dëbora, por klima mund të ashpërsohet në atë periudhë që njihet si “Epifania”, që përkon me festën e Ujit të Bekuar në 6 Janar.
Ekspertët parashikojnë se deri në fillim të janarit, moti do të ndryshojë në mënyrë të konsiderueshme duke paralajmëruar ardhjen e erërave arktike dhe një acari Siberian mbi Itali.