TIRANË- Zona e Bllokut është pa energji elektrike sot. OSHEE bën të ditur se një kompani ndërtimi ka dëmtuar kabullin elektrik. Nisur nga kjo situatë e papërgjegjshme, OSHEE ka marrë të gjitha masat për vënien para ligjit të firmës duke depozituar kallëzim penal në polici.
Nga ana tjetër, në terren ndodhen grupet e punës të cilat po punojnë intensivisht për riparimin e defektit dhe rikthimin sa më shpejt të energjisë elektrike tek abonentët e prekur nga ky incident.
Aktualisht janë jashtë pune 3 kabina elektrike që furnizojnë zonën pranë kinema “Agimi”.