Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Kriminel”, Blendi Fevziu për vrasjen e Liridonës: Naim Murseli dukej njeri i qetë dhe i kulturuar

2023/12/02 at 11:07 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Kriminel”, Blendi Fevziu për vrasjen e Liridonës: Naim Murseli dukej njeri i qetë dhe i kulturuar

Gazetari Blendi Fevziu, ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me vrasjen e Liridona Murselit, ngjarje që tronditi mbarë opinionin publik në Shqipëri dhe Kosovë.

Fevziu tregoi se fillimisht mbeti i trishtuar kur pa se bashkëshort i viktimës në atë që fillimisht u raportua si grabitje ishte Naim Murseli, pasi e kishte takuar disa vite më parë në Prishtinë.

Gazetari thotë së 33-vjeçari i kishte dhënë përshtypjen e një njeriu të qetë dhe të kulturuar.

Për këtë arsye tentoi që t’i gjente numrin e telefonit për t’i dërguar një mesazh ngushëllimi për këtë ngjarje të rëndë.

Por Fevziu rrëfeu se është tronditur kur policia e arrestoi dje atë për vrasjen e bashkëshortes.

Teksa e cilëson “kriminel”, Fevziu thotë se është e vështirë të gjesh një arsye pse ai e bëri këtë krim ndaj nënës së dy fëmijëve të tij.

“Pak ditë më parë, lexova në mediat online një lajm i cili ishte tejet i trishtë. Një grua e re kishte humbur jetën në sy të dy fëmijëve dhe bashkëshortit në një tentativë grabitjeje në rrugët e Prishtinës. Mu duk një lajm pak i çuditshëm për Prishtinën e cila sigurinë e ka në nivele shumë të larta, por u trondita akoma më shumë kur pashë fotografinë e çiftit. Në krah të gruas së ndjerë, pashë fotografinë e bashkëshortit, i cili ishte një personazh me të cilin sa kujtoj jam përshëndetur diku në një nga hotelet e Prishtinës disa vite më parë. Më kishte bërë përshtypjen e një njeriu të kulturuar, të sjellshëm që më tregoi se ishte emigrant në Suedi dhe se e donte shumë Kosovën dhe se njihte të gjithë elitën e Kosovës. Kur pashë fotografinë e djalit dhe ndjeva një trishtim tejet të madh tentova t’i gjeja numrin e telefonit për t’i dërguar një ngushëllim për t’i thënë që të bëhej i fortë për të rritur dy fëmijët e mbetur jetimë, për t’u munduar që ata të kishin sa më pak trauma nga vdekja e nënës përpara syve të tyre. Por dje lexova që policia e Kosovës kishte identifikuar si organizatorin të vrasjes së bashkëshortes pikërisht bashkëshortin. Mbeta tejet i tronditur në radhë të parë sepse njerëz të tillë që duken normalë, por që kanë ndjenja të tilla kriminale janë kaq pranë nesh. Edhe pse policia dhe drejtësia nuk kanë thënë përfundimisht fjalën e tyre ka shumë mundësi që versioni real të jetë ky. Ndaj pyeta veten. Çfarë mund ta bënte një burrë që të vriste bashkëshorten e tij në sy të dy fëmijëve, t’i linte ata me një traumë kaq të madhe, t’i largonte nga jeta një grua, një vajzë të re, e cila kishte menduar të kalonte jetën me të, e cila ishte bashkëshortja e tij, që kishin kaluar ditë të gëzuara dhe të trishtueshme padyshim, që i kishte sjellë në jetë dy fëmijë dhe që shpresonin t’i rrisnin së bashku? Ka shumë pse. Është padyshim e vështirë të gjesh një arsye, por një gjë është e sigurt. Çdo njeri që kryen një akt të tillë nuk meriton asnjë fjalë tjetër përveçse kriminel. U prehtë në paqe gruaja e re  dhe shpresoj që fëmijët ta kalojnë sa më shpejt dhe me sa më pak pasoja këtë dramë”, thotë Fevziu.

Liridona Murseli humbi jetën mbrëmjen e së mërkurës. Rreth 48 orë më vonë, policia arrestoi bashkëshortin e saj, Naimin, si porositës të vrasjes, Granit Plavën si ekzekutor dhe Kushtrim Kokallën si bashkëpunëtor në këtë ngjarje shumë të rëndë.

Naim Murseli dyshohet se e ka paguar Granit Plavën 30 mijë euro që t’ia vrasë bashkëshorten. Raportohet se 15 mijë ia kishte dhënë para krimit të rëndë, e 15 mijë të tjera do t’ia jepte pas vrasjes. Ngjarja u inskenua si grabitje./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Gjenden mbi 19 mijë bimë kanabis në qarkun e Shkodrës, procedohen dy shtetas
Aktualitet

Gjenden mbi 19 mijë bimë kanabis në qarkun e Shkodrës, procedohen dy shtetas

12 Qershor, 2025 11:09 am
Doganat shqiptare/ Balluku: Pjesë e rëndësishme drejt unionit doganor të BE-së
Aktualitet

Doganat shqiptare/ Balluku: Pjesë e rëndësishme drejt unionit doganor të BE-së

12 Qershor, 2025 11:04 am
Dosja “Partizani”/Më 30 qershor seanca për Berishën,dhëndrin e tij e 3 të pandehurit
Aktualitet

Dosja “Partizani”/Më 30 qershor seanca për Berishën,dhëndrin e tij e 3 të pandehurit

12 Qershor, 2025 10:49 am
Omani: Raundi i gjashtë i bisedimeve bërthamore SHBA-Iran do të mbahet të dielën
Bota

Omani: Raundi i gjashtë i bisedimeve bërthamore SHBA-Iran do të mbahet të dielën

12 Qershor, 2025 10:42 am
Ukrainë/ Spiropali merr pjesë në ceremoninë e nderimit të heronjve të luftës
Aktualitet

Ukrainë/ Spiropali merr pjesë në ceremoninë e nderimit të heronjve të luftës

12 Qershor, 2025 10:37 am
26-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s/ Osmani: Një histori e shkruar me gjak s’mund të…
Rajoni

26-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s/ Osmani: Një histori e shkruar me gjak s’mund të…

12 Qershor, 2025 10:30 am
Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës kundrejt Bashës
Aktualitet

Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës kundrejt Bashës

12 Qershor, 2025 10:18 am
Greqi/ Shqiptari hero shpëton 2 fëmijë që rrezikonin jetën në lumë: Veprova si prind
Rajoni

Greqi/ Shqiptari hero shpëton 2 fëmijë që rrezikonin jetën në lumë: Veprova si prind

12 Qershor, 2025 10:13 am
Nga lufta në paqe/ Sot 26-vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë
Rajoni

Nga lufta në paqe/ Sot 26-vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë

12 Qershor, 2025 10:07 am
Nën “shtetrrethim” për natën e dytë Los Angeles/ Protesta dhe mbi 400 arrestime
Bota

Nën “shtetrrethim” për natën e dytë Los Angeles/ Protesta dhe mbi 400 arrestime

12 Qershor, 2025 10:05 am
Para
Bora e madhe pamundëson fluturimet në aeroportin e Mynihut

Bora e madhe pamundëson fluturimet në aeroportin e Mynihut

Miratohet bonusi i fundvitit për pensionistët, kur nis shpërndarja

Miratohet bonusi i fundvitit për pensionistët, kur nis shpërndarja

Vrasja e Liridona Murselit, kreu i OSBE-së në Kosovë: Rast brutal, thirrje zgjimi për të gjithë ne

Vrasja e Liridona Murselit, kreu i OSBE-së në Kosovë: Rast brutal, thirrje zgjimi për të gjithë ne

TE FUNDIT

I dënuar në Itali për krime seksuale, arrestohet 50-vjeçari në Elbasan

I dënuar në Itali për krime seksuale, arrestohet 50-vjeçari në Elbasan
12 Qershor, 2025

Policia ka kapur në Elbasan një 50-vjeçar, pasi ishte i dënuar në Itali, me 7 vjet burgim, për krime kundër...

Lexo më shumë

Gjenden mbi 19 mijë bimë kanabis në qarkun e Shkodrës, procedohen dy shtetas

Gjenden mbi 19 mijë bimë kanabis në qarkun e Shkodrës, procedohen dy shtetas
12 Qershor, 2025

Policia e Shkodrës ka gjetur dhe asgjësuar 19 739 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Mësohet se lidhur...

Lexo më shumë

Doganat shqiptare/ Balluku: Pjesë e rëndësishme drejt unionit doganor të BE-së

Doganat shqiptare/ Balluku: Pjesë e rëndësishme drejt unionit doganor të BE-së
12 Qershor, 2025

Zëvendëskryeministrja, Balluku ishte e pranishme sot në Konferencën e Nivelit të Lartë të Drejtorëve të Përgjithshëm të Doganave të Ballkanit...

Lexo më shumë

Dosja “Partizani”/Më 30 qershor seanca për Berishën,dhëndrin e tij e 3 të pandehurit

Dosja “Partizani”/Më 30 qershor seanca për Berishën,dhëndrin e tij e 3 të pandehurit
12 Qershor, 2025

Është caktuar nga Gjykata e Posaçme data 30 qershor ora 10.00 për të zhvilluar seancën e parë në themel për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com