Një vrasje e rëndë mësohet të ketë ndodhur në kryeqytet pak minuta më parë, kur babai ka vrarë me thikë njërën nga vajzat dhe ka plagosur tjetrën, ndërsa ende nuk dihen më shumë detaje mbi ngjarjen.
Mësohet se autori i vrajses është Kujtim Ibraj, ndërsa vajza e tij 17-vjeçare Elidona Ibraj ka humbur jetën nga sulmi me thikë i të atitit. Ndërkohë, e motra 22-vjeçare Esmeralda, gjendet në spital jashtë rrezikut.