Pas hetimeve të para, mbi vrasjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Gjashtë të Sarandës, policia ka arritur të hedhë dritë mbi disa detaje rreth krimit të dyfishtë.
“Shtetasi Afrim Uzo, ka qëlluar me armë zjarri “Automatik ”
bashkëshorten e tij, shtetasen Lina Uzo, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme ”- njofton policia, duke shtuar se më pas ky ky shtetas ka qëlluar edhe veten, duke gjetur vdekjen e menjehershme.
Ngjarja ka ndodhur në prani të vajzës së çiftit, e cila është dërguar në Spitalin e Sarandës, në gjendje depresioni.
Nga hetimet paraprake të ngjarjes, është mësuar se çifti ka patur probleme ekonomike, ndërsa ndaj Lina Uzos, ka patur një urdhër mbrojtjeje, për shkak të dhunës së ushtruar. Mendohet se çifti ishte duke shkuar drejt divorcit.