Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Krimi makabër në Korçë/ Babai i Marselës: S’ia fal kurrë vajzës, ajo fajtore për tragjedinë

2016/12/07 at 9:07 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Krimi monstruoz në Korçë, kthehet nga Greqia nëna e dy të miturve

Astrit Behari nuk gjen dot ngushëllim për fatin mizor të dy nipërve të tij 4 dhe 7 vjeç, të cilët u mbytën me tel nga babai i tyre, Naim Toshi, ndërsa fajëson vajzën e tij, Marselën për ngjarjen makabre që tronditi gjithë opinionin publik.

65-vjeçari nga fshati Kraps i Fierit dje deklaroi se të bijën e ka bërë hasha dhe se nuk do ta shikojë me sy sa të ketë jetë. Ai tha se nuk u ka besuar veshëve kur ka dëgjuar lajmin në televizor për vdekjen tragjike të dy fëmijëve.

Ndërsa, dje bashkë me të birin kanë udhëtuar drejt qytetit të Korçës, ku dhe morën pjesë në ceremoninë e varrimit të dy vogëlushëve si dhe të babait të tyre vrasës. Astrit Behari dhe djali i tij kanë kërkuar që Marsela të mos lejohej të merrte pjesë në varrim, por të mbahej në ambientet e Komisariatit të Policisë së Korçës, për të shmangur ndonjë përplasje të mundshme mes dy familjeve në krushqi.

65-vjeçari u shpreh se nuk do ta falë kurrë të bijën për gjëmën që ndodhi, por as Naumit që bëri atë krim të llahtarshëm.
Zoti Astrit, mund të na thoni si e mësuat ngjarjen e rëndë ku humbën jetën dy nipërit tuaj të mitur?

E dëgjova në televizor. Pashë gjithçka në televizor. U tmerrova kur dëgjova se çfarë u kishte ndodhur dy nipërve të mi. Më dridhej zemra çdo sekondë, sa herë thoshin se dy djemtë e vajzës sime ishin mbytur me tel teksa ishin në gjumë (qan). Nuk ka gjë më të rëndë për një prind se kjo që ndodhi. Vajza ime dhe dhëndri le të merrnin rrugët. Të bënin çfarë të donin me jetën e tyre, por me fëmijët çfarë patën? Si mundën të arrinin deri në këtë pikë. Nëna dhe babai të bëhen mizorë për fëmijët e tyre! Është krim, krim, krim! Zoti mos ua faltë atë që kanë bërë!

Ju po fajësoni dhe vajzën tuaj për vrasjen e fëmijëve të saj?

Po. Vajza ime është fajtore për këtë tragjedi që ndodhi.

Si ishte marrëdhënia e vajzës suaj me bashkëshortin e saj, Naum Toshin?

Ata vetëm grindeshin me njëri-tjetrin. Na e kishin nxirë jetën edhe ne. Marsela ishte e martuar më parë dhe solli në jetë djalin e madh. U nda nga burri i parë, sepse grindej edhe me atë dhe nuk shkonin me njëri-tjetrin. Edhe me burrin e dytë, e njëjta histori. Vajza ime është fajtore, sepse nuk e dëgjonte bashkëshortin. Nëse donte liri, ime bijë të mos martohej. Këtë ia kam thënë me qindra herë. Ja ku përfunduam tani (qan).

Sipas jush, pse ndodhi krimi?

Unë u kam thënë edhe krushqisë, sepse nuk mund të rrija pa ardhur për t’i përcjellë në banesën e fundit nipërit e mi. Marsela deri një ditë më parë ishte vajza ime, sot atë e kam bërë hasha. Nuk dua ta shikoj më me sy sa të kem jetë. Ajo shkatërroi çdo gjë, mori në qafë dy engjëj. As Naumit nuk ia falim kurrë që bëri atë krim. Me veten e tyre të bënin çfarë të donin, por jo me dy fëmijë të pafajshëm që u vranë duke fjetur (kap kokën me dorë nga dhimbja).

Marrë nga Gazeta Shqiptare

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Parashikimi i motit/ Ja si do të jenë temperaturat sot në Shqipëri dhe Europë

Parashikimi i motit për sot, 7 dhjetor 2016

Champions League: Ja kush janë 8 skuadrat e para të kualifikuara në fazën tjetër

Champions League: Ja kush janë 8 skuadrat e para të kualifikuara në fazën tjetër

Aksidenti i Lungomares/ Shoferi rrëfen minutat e fundit me Kristin dhe presionet në spital

Aksidenti i Lungomares/ Shoferi rrëfen minutat e fundit me Kristin dhe presionet në spital

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com