Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Krimet zgjedhore, Prokuroria e Përgjithshme: 107 kallëzime, për 47 u nis procedimi

2025/05/24 at 11:26 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Krimet zgjedhore,“zonat më të nxehta”/ 44 kallëzime për parregullsi, 20 procedime

Është bërë bilanci nga ana e Prokurorisë së Përgjithshëm sa i takon krimeve zgjedhore deri më datë 22 maj. Në raportin e të dhënave bërë publik për mediat bëhet me dije se deri më tani janë regjistruar në total 107 kallëzime, nga të cilat hetimi ka nisur vetëm për 47 raste.


Njëkohësisht thuhet se janë arrestuar në flagrancë 7 persona për veprat penale në fushën e zgjedhjeve.

Në SPAK janë dërguar 6 kallëzime penale nga Prokuroria Durrës, Lezhë, Dibër dhe dy procedime penal nga Prokuroria Fier dhe Shkodër. Sa i takon kallëzimeve penale të regjistruara, është vendosur mosfillimi për 16 prej tyre.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë:

Prokuroritë pranë gjykatës së shkallës së parë me juridiksion të përgjithshëm, deri në datën 22.05.2025, në lidhje me veprat penale në fushën e zgjedhjeve, kanë raportuar si më poshtë:

Janë regjistruar gjithësej 107 kallëzime penale për veprat penale të parashikuara nga nenet 325, 326/a, 327, 328, 328/a, 328/b, 329, 329/a, 331/a dhe 332/a të Kodit Penal.

Burim i njoftimit të veprave penale për kallëzimet e mësipërme kanë qenë, policia gjyqësore në 64 raste, SPAK në 17 raste, subjekte politike në 9 raste, kryesisht në 11 raste dhe shtetas në 6 raste.

Kallëzimet e mësipërme janë regjistruar 10 në Prokurorinë Fier, 5 në Prokurorinë Sarandë, 4 në Prokurorinë Durrës, 33 në Prokurorinë Tiranë, 3 në Prokurorinë Gjirokastër, 4 në Prokurorinë Kukës, 8 në Prokurorinë Lezhë, 17 në Prokurorinë Dibër, 2 në Prokurorinë Vlorë, 4 në Prokurorinë Korçë, 3 në Prokurorinë Shkodër, 12 në Prokurorinë Elbasan dhe 2 në Prokurorinë Berat.

Nga kallëzimet e mësipërme janë regjistruar gjithësej 47 procedime penale për veprat penale të parashikuara nga nenet 325, 326/a, 327, 328/a, 328/b, 329, 329/a, 331/a dhe 332/a të Kodit Penal.

Procedimet penale janë regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier gjithesej 7 procedime, 2 procedime për veprën penale të parashikuar nga neni 325 i Kodit Penal, 1 procedim për nenin 328/a të Kodit Penal, 1 procedim për nenin 328/a, paragrafi 4 i Kodit Penal dhe 1 procedim për veprën penale të parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal. Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër gjithësej 3 procedime për veprat penale të prashikuara nga nenet 326/1 dhe 329/1 të Kodit Penal. Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan gjithësej 9 procedime për veprat penale të prashikuara nga nenet 328/a, 248, 332/a, 134/1 dhe 287/b të Kodit Penal. Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës gjithësej 1 procedim për veprat penale të prashikuara nga nenet 328/a dhe 248 të Kodit Penal. Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, gjithësej 7 procedime për veprat penale të prashikuara nga nenet 237/5 dhe 328/a, paragrafi 4 të Kodit Penal. Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër gjithësej 2 procedime për veprat penale të prashikuara nga nenet 328/a dhe 328/b të Kodit Penal. Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë gjithësej 2 procedime për veprat penale të prashikuara nga nenet 325 dhe 326/a të Kodit Penal. Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës gjithësej 1 procedim për veprën penale të prashikuara nga neni 328/a i Kodit Penal. Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë gjithësej 2 procedime për veprat penale të prashikuar nga nenet 328/a, 329/2, 237, 89 dhe 25 të Kodit Penal. Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë gjithësej 1 procedim për veprën penale të prashikuar nga nenet 328/a i Kodit Penal. Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë gjithësej 3 procedime për veprat penale të prashikuara nga nenet 327 dhe 329 dhe 278 të Kodit Penal. Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë gjithësej 9 procedime për veprat penale të prashikuar nga nenet 325, 327/1, 328/a, 329 të Kodit Penal.

I janë dërguar për kompetencë SPAK 6 kallëzime penale nga Prokuroria Durrës, Lezhë, Dibër dhe dy procedime penal nga Prokuroria Fier dhe Shkodër.

Nga kallëzimet penale të regjistruara, është vendosur mosfillimi për 16 prej tyre. 8 nga Prokuroria Tiranë, 2 nga Prokuroria Kukës, 3 nga Prokuroria Dibër, 1 nga Prokuroria Sarandë, 1 nga Prokuoria Fier dhe 1 nga Prokuroria Elbasan.

Një procedim penal i regjistruar nga Prokuroria Dibër për  veprën penale të parashikuar nga neni 237/5, 328/a, paragrafi 4, është kërkuar dërgimi për gjykim me një person të pandehur, pa masë sigurimi personal dhe një procedim penal i regjistruar nga Prokuroria Gjirokastër për veprën penale të parashikuar nga neni 326/1 i Kodit Penal, është dërguar në gjykatë me kërkesë për pushim. Gjithashtu për një procedim të regjistruar për veprën e parashikuar nga neni 327/1 i Kodit Penal, në Prokurorinë Gjirokastër, është kërkuar në gjykatë zhvillimi i gjykimit të drejtpërdrejtë.

Janë arrestuar në flagrancë 7 persona për veprat penale në fushën e zgjedhjeve, 4 në Prokurorinë Tiranë, 1 në Prokurorinë e Elbasanit, 1 në Prokurorinë Lezhë dhe 1 në Prokurorinë e Fierit.

Është dhënë urdhër ndalimi për 4 persona nga Prokuroria e Elbasanit. Kallëzimet e tjera janë në fazë verifikimi.

 



Ju sugjerojmë

Polonia dërgon oficerë ushtarakë në Ukrainë
Bota

Polonia dërgon oficerë ushtarakë në Ukrainë

13 Shtator, 2025 10:26 pm
Tritol në një hotel në Durrës, reagon Policia
Kronikë

Tritol në një hotel në Durrës, reagon Policia

13 Shtator, 2025 9:34 pm
Droni rus shkel hapësirën ajrore rumune, Polonia në gatishmëri
Bota

Droni rus shkel hapësirën ajrore rumune, Polonia në gatishmëri

13 Shtator, 2025 9:16 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Gjendet eksploziv në një hotel në Durrës

13 Shtator, 2025 8:45 pm
Video/ Kina përuron urën më të lartë në botë
Bota

Video/ Kina përuron urën më të lartë në botë

13 Shtator, 2025 8:40 pm
Kush është 16-vjeçari që ngriti në protestë popullin kundër qeverisë në Nepal?
Bota

Kush është 16-vjeçari që ngriti në protestë popullin kundër qeverisë në Nepal?

13 Shtator, 2025 7:40 pm
Gaza/ Ushtria izraelite vret futbollistin palestinez dhe 14 anëtarë të familjes
Bota

Gaza/ Ushtria izraelite vret futbollistin palestinez dhe 14 anëtarë të familjes

13 Shtator, 2025 7:31 pm
Trump dërgon në Luiziana 1 mijë anëtarë të Gardës Kombëtare për të luftuar krimin
Bota

Trump dërgon në Luiziana 1 mijë anëtarë të Gardës Kombëtare për të luftuar krimin

13 Shtator, 2025 7:01 pm
Analiza/ Aleatët e Kosovës kthehen si dëshmitarë në Hagë
Rajoni

Analiza/ Aleatët e Kosovës kthehen si dëshmitarë në Hagë

13 Shtator, 2025 6:01 pm
Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
Kronikë

Asgjësohen në Shkodër mbi 9 mijë bimë kanabisi

13 Shtator, 2025 5:19 pm
Para
VIDEO/Serë me kanabis në Krujë, arrestohet 28 vjeçari i shpallur në kërkim

VIDEO/Serë me kanabis në Krujë, arrestohet 28 vjeçari i shpallur në kërkim

Të paktën 15 të plagosur nga një sulm rus në Kiev

Të paktën 15 të plagosur nga një sulm rus në Kiev

62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital

Tiranë/ Ndërron jetë shtetasi italian, 4 ditë më parë kreu një ndërhyrje dentare
















TE FUNDIT

Polonia dërgon oficerë ushtarakë në Ukrainë

Polonia dërgon oficerë ushtarakë në Ukrainë
13 Shtator, 2025

Oficerët ushtarakë polakë do të mbërrijnë në Kiev më 18 shtator për të koordinuar përpjekjet me Ukrainën për t’iu kundërvënë...

Lexo më shumë

Tritol në një hotel në Durrës, reagon Policia

Tritol në një hotel në Durrës, reagon Policia
13 Shtator, 2025

Policia e Durrësit ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me lëndën shpërthyese që u gjet në një hotel jashtë funksionit....

Lexo më shumë

Droni rus shkel hapësirën ajrore rumune, Polonia në gatishmëri

Droni rus shkel hapësirën ajrore rumune, Polonia në gatishmëri
13 Shtator, 2025

Autoritetet në Poloninë lindore, në zonën kufizuese me Ukrainën, u vunë në gatishmëri të shtunën pasdite pas raportimeve për një...

Lexo më shumë

Gjendet eksploziv në një hotel në Durrës

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
13 Shtator, 2025

Një sasi lënde plasëse është gjetur sot në një hotel në Durrës. Mësohet se sasia e lëndës plasëse është konstatuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com