Gjykata e Krimeve të Rënda ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për 22-vjeçarin Emrah Plaku.
Plaku është një nga anëtarët e grupit Bajri, të cilët u arrestuan më 6 shtator të vitit të kaluar në Shkodër.
Plaku do të mund të komunikojë vetëm me avokatin e tij, ndërsa akuza kryesore e ngritur ndaj tij lidhet vetëm për armëmbajtje pa leje./ Opinion.al E.Xh.