Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka rikonfirmuar masën e arrestit me burg për Nezar Seitin, personin e akuzuar si “financierin” e grupit Habilajve.
Apeli ka lënë kështu në fuqi masën e dhënë nga Krimet e Rënda për llogari të hetimeve që po kryhen në Shqipëri për të.
40 – vjeçari konsiderohet si një nga personat kyç të grupit të trafikut të drogës të Habilajve nga autoritetet italiane, që kërkojnë ekstradimin e tij.
Seiti iu drejtua Apelit për ndryshimin e masës së sigurisë, kërkesë e cila iu refuzua.