Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Krime mjedisore/215 vepra penale, 23 të arrestuar dhe 184 të proceduar

2021/11/22 at 3:11 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Krime mjedisore/215 vepra penale, 23 të arrestuar dhe 184 të proceduar

Policia e Shtetit ka informuar se janë intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin për parandalimin e krimeve mjedisore.

Mësohet se janë duke ushtruar kontrolle masive në të gjithë territorin e vendit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e tentativave për prerje të paligjshme të pyjeve, ndërtimeve pa leje, ndotjes së mjedisit, gërryerjes së lumenjve dhe shkatërrimit të strukturës së tokës, vepra penale këto që sjellin një dëm të madh për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, si dhe shkatërrimin e territorit.

Ndërsa si rezultat i intensifikimit të veprimeve janë parandaluar ndërtime pa leje, janë prishur furra artizanale të prodhimit të gëlqeres, që përdorin kryesisht goma të automjeteve për djegie, janë konstatuar dhjetëra raste të prerjes së paligjshme të pyjeve, gërryerjes së lumenjve dhe ndotjes së tyre apo të hedhjes së inerteve, që shkaktojnë ndotje të ajrit.

Në kuadër të këtij aksioni janë proceduar dhe arrestuar personat përgjegjës të këtyre krimeve mjedisore.

Uniformat blu informojnë se vetëm dy javët e fundit, janë evidentuar 215 vepra penale në fushën e mjedisit, për të cilat strukturat e Policisë kanë angazhuar 1 456 punonjës policie, për parandalimin dhe zbulimin e tyre.

Në këto krime mjedisore janë përfshirë 213 autorë të veprave të ndryshme penale, nga të cilët 23 janë arrestuar në flagrancë, 184 janë proceduar në gjendje të lire dhe 6 janë shpallur në kërkim.

Vetëm për 24 orët e fundit janë evidentuar 6 raste që kanë të bëjnë kryesisht me veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”, ku janë konstatuar kamionë që transportonin inerte, të cilat i kanë hedhur jo në vendet e përcaktuara, por kryesisht buzë rrugëve dhe lumenjve.

Shqetësuese mbeten ndërtimet pa leje, janë evidentuar 97 raste të tilla; prerja e paligjshme e pyjeve, janë evidentuar 55 raste dhe janë sekuestruar rreth 100 metër kub lëndë drusore e prerë në mënyrë të paligjshme. Po kështu shqetësuese janë edhe gërryerja e lumenjve, djegia e gomave dhe e mbeturinave, duke shkaktuar ndotje të ajrit.

Ky aksion vjen pas thirrjeve të fundit dhe paralajmërimeve të kryeministrit Rama./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Këshilli mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, Qeveria propozon ish-ministrin
Aktualitet

Këshilli mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, Qeveria propozon ish-ministrin

6 Shkurt, 2026 6:04 pm
3 ditë në kërkim të bariut, dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit Vjosë
Kronikë

3 ditë në kërkim të bariut, dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit Vjosë

6 Shkurt, 2026 5:42 pm
Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Veliajt
Aktualitet

Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Veliajt

6 Shkurt, 2026 5:40 pm
Vendimi i qeverisë: E premtja pushim për administratën
Aktualitet

Qeveria rrit pagat e administratës, kategoritë që përfitojnë

6 Shkurt, 2026 5:06 pm
SHBA akuzon Kinën: Zhvilloi fshehurazi një test bërthamor, duhet traktat i ri
Bota

SHBA akuzon Kinën: Zhvilloi fshehurazi një test bërthamor, duhet traktat i ri

6 Shkurt, 2026 4:30 pm
Përplasje Greqi-Turqi, rriten tensionet në prag të takimit Mitsotakis–Erdogan
Bota

Përplasje Greqi-Turqi, rriten tensionet në prag të takimit Mitsotakis–Erdogan

6 Shkurt, 2026 3:24 pm
Trump publikon videon, Barack Obama dhe Michelle Obama si majmunë
Bota

Trump publikon videon, Barack Obama dhe Michelle Obama si majmunë

6 Shkurt, 2026 3:08 pm
Maqedonia e Veriut lehtëson sanksioneve ndaj Rusisë, heq ndalimin e fluturimit për ministrin, Lavrov
Bota

Lavrov akuzon Zelenskyn për atentatin ndaj gjeneralit:Përpjekje për të penguar paqen

6 Shkurt, 2026 2:04 pm
Berisha: Kërkonin faturat e makinës që kishte blerë Noka, doli firma e Lul Bashës
Kryesore

Berisha: Kërkonin faturat e makinës që kishte blerë Noka, doli firma e Lul Bashës

6 Shkurt, 2026 1:37 pm
Qeveria miraton Amnistinë Penale, 447 persona lirohen menjëherë nga burgu
Aktualitet

Qeveria miraton Amnistinë Penale, 447 persona lirohen menjëherë nga burgu

6 Shkurt, 2026 1:28 pm
Para
Shqiptari në garë për senatin amerikan, kërkon rrëzimin e senatorit të Nju Jorkut

Shqiptari në garë për senatin amerikan, kërkon rrëzimin e senatorit të Nju Jorkut

18 dhjetori Kuvend vetëm për përjashtimin e Berishës? Basha:Statuti është i qartë

18 dhjetori Kuvend vetëm për përjashtimin e Berishës? Basha:Statuti është i qartë

Basha akuza ndaj Metës: Ia dimë bëmat dhe gjëmat

TE FUNDIT

Këshilli mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, Qeveria propozon ish-ministrin

Këshilli mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, Qeveria propozon ish-ministrin
6 Shkurt, 2026

Këshilli i Ministrave i ka propozuar Kuvendit dy anëtarët për këshillin mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Dy emrat janë ish-ministri...

Lexo më shumë

3 ditë në kërkim të bariut, dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit Vjosë

3 ditë në kërkim të bariut, dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit Vjosë
6 Shkurt, 2026

Që prej datës 3 shkurt , fati i bariut Ylli Dine, 65 vjeç, mbetet i panjohur. Sipas dyshimeve paraprake, ai...

Lexo më shumë

Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Veliajt

Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Veliajt
6 Shkurt, 2026

Rrëzohet kërkesa e Erion Veliaj për përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda. Seanca e fundit paraprake për kryebashkiakun Veliaj u...

Lexo më shumë

Qeveria rrit pagat e administratës, kategoritë që përfitojnë

Vendimi i qeverisë: E premtja pushim për administratën
6 Shkurt, 2026

Qeveria ka miratuar indeksimin e pagave të administratës me 2.5%. Vendimet përfshijnë rritjen e pagës së Presidentit të Republikës dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com